
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri akuzon se këtë të dielë policia ka kryer shkelje të lirive dhe të drejtës kushtetuese të qytetarëve për të protestuar ndërsa ka përdorur forcën për shpërndarjen e tyre me ujë, molotovë e dronë duke rrezikuar edhe jetën e të rinjve.
“Kjo është antikushtetuese, shumë e rëndë. Disa dhjetra protestues paqësorë që po protestonin para zyrës së Edi Ramës policia i zhvendosi në trotuar pa dhënë asnjë shpjegim. Është e qartë që jemi në një shtet policor që ka vendosur të shtypë protestën. Policia sot ka rrezikuar jetën e protestuesve përmes dronëve që hedhin bomba me gaz lotsjellës dhe janë rrëzuar jo një por dy. Edhe makinat e ujit ishin shtuar sot nga 2 janë bërë 6 e përveç dronëve, uji që është hedhur pa mëshirë, gazi lotsjellës”, tha Kapri për mediat.
Pavarësisht kësaj tha Kapri, të rinjtë dolën edhe këtë të shtunë masivisht në shesh, ndërsa paralajmëroi se dhuna e policisë dhe urdhëruesit e saj do të marrin përgjigjen ligjore. Ai u shpreh edhe se sjellja e Policisë bëhet me urdhër të Ramës i cili sipas tij, ka qëllim vetëm të shpëtojë veten nga drejtësia.