Erion Braçe kritika ndaj ministrit të Bujqësisë: Duhej të jepte llogari këtu për ushqimet, jo në Kosovë!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, kritikoi në Kuvend mungesën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.

Braçe shpërtheu edhe pas debatit të krijuar për deklaratën e ambasadës së SHBA-ve për paralajmërimet dhe shqetësimet për sulmet e mundshme të Iranit ndaj Shqipërisë.

“Kush bën një deklaratë në këtë sallë, duhet të mendojë dhe për ekonominë. Paniku që përhapet në të tilla raste, godet ekonominë. Punën e tyre dhe të ardhurat e shqiptarëve. Duhet të ketë përgjegjshmëri në këtë sallë, këto duhet të diskutohen në komisione, me dyer të hapura dhe të mbyllura. Dhe atje për mos të shkaktuar panik me pasoja mbi ekonominë e shqiptarëve, apo me turizmin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkoj prej shkurtit interpelancë me ministrin e Bujqësisë. Tre javë më parë pranova argumentin që ministri është në Bruksel, edhe për shkak të angazhimeve që është në BE. Sot më thonë se ministri është në Kosovë. Por nuk mendoj se kjo është arsyeja. Në këto momente mund të lëvizë ministri i Jashtëm, i Mbrojtjes, por ai i Bujqësisë duhet të jetë këtu, të përgjigjet për vendin. Nuk duhet të dalë nga agjenda siç e kërkon një ministër. Nuk duhet të ndodhë më kjo gjë. Më janë dashur 6 javë që të marr informacion, tani më duhen 6 javë që të flas me ministrin”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2279 (78.2%)
Jo 635 (21.8%)

Vota totale: 2914