Ermal Hasimja bën bashkë PD dhe aleatët e saj, Lapaj nuk shkon. Në fokus aksioni opozitar dhe Reforma Zgjedhore

Këtë të enjte Forumi për Dialogun Politik me në krye politologun Ermal Hasimja, nuk arriti që të ulte bashkë në një tryezë atë të pjesë të opozitës që nuk bashkëpunon me PD-në dhe aleatët e saj. Takimi që kishte si qëllim daljen me një deklaratë të përbashkët për aksionin politik opozitar dhe reformën zgjedhore, mblodhi përfaqësuesit e PD, një pjesë të aleatëve të saj, por askush nuk u paraqit nga partitë e Adratik Lapajt, Agron Shehajt dhe Arlind Qorit.

Nëse për Shehaj dhe Qorin shpresat ishin shuar për t’u ulur në këtë tryezë opozitarësh, Hasimja pohon se me Lapajn po vijojnë negociatat. Ermal Hasimja, Forumi për Dialogun Politik: “Kemi diskutuar vazhdimisht, i takojmë dhe nuk shohim ndonjë arsye që Shqipëria Bëhet të mos pjesë pjesë e kësaj tryeze”. Nga kjo tryezë u qartësua se në 20 Shkurt, Partia Demokratike nuk do jetë vetëm në shesh, por edhe se do kenë qëndrim të unifikuar për Kodin Zgjedhor dhe do të mbështesin drejtësinë.

“Përmes kësaj tryeze ramë dakord për të qenë kundër çdo ndryshimi ligjor që kërkon të godasë drejtësinë dhe ta paaftësojë atë. Ramë dakord edhe për një drejtësi kushtetuese. Kemi gjithashtu edhe një qëndrim të unifikuar për Kodin Zgjedhor. Një pikë tjetër e rëndësishme është çështja e kërkesës për një qeveri tranzitore që të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”,-tha Hasimja. PD u përfaqësua në tryezë me nënkryetarin Luçiano Boçin, pasi kishte pranuar kërkesën e mëparshme të Lapajt që të shmangeshin liderët e këtyre forcave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?