Është Atdheu ore budalla
Nga Kastriot Kotoni
Ndeshja me Serbinë po afron dhe përligjet interesimi i opinionit sportiv ballkanik dhe atij evropian, sepse ky event, me të drejtë, na ka dhënë shansin për të marrë pjesë në Kampionatin Europian në sajë të lojës së Kombëtares sonë, e cila si rrallë herë ka dëshmuar një futboll cilësor, por edhe një ndjenjë sakrifice për të luajtur si të barabartë me të gjithë kundërshtarët tanë. Pikënisjen e këtij shkrimi do ta kisha filluar me një nderim për të madhin futbollistin dhe trajnerin tonë kombëtar, Loro Boroçi,me një titull sinjifikativ, për të revokuar kohën kur i gjithë opinoni sportiv shqiptar e kishte drejtuar vëmendjen tek shëndeti i “Signor apo Onorevoles Loro Boriçi”, titullin do e kisha shkruar: “Na gjeni ilaç për Loron, t’ju gjejmë Aldo Moron”. Epoka për futbollin shqiptar të viteve 1945-1990 i dedikohet brezit të futbollistëve e trajnerëve si Loro Boroçi, Refik Resmja eSkënder Jareci, Ramazan Rragami, Stavri Lubonja, Ali Mema, Sahbah Bizi, Shyqyri Ballgjini, Vasillaq Zëri, Ilir Përnaska, Safet Berisha, AgimMurati, Jani Kaçi e Perlat Musta, Koço Dinella, Arben Minga, Agustin Kola, Lin Shllaku, Sefedin Braho,Vasil Ruci, Hysen Zmijani, Fatbardh Jera, Sul Demollari e Rrapo Taho, Muhedin Targa, Millan Baçi, Shkëlqim Muça, Foto Strakosha, Artur Lekbello, Myslym Alla, Enver Shehu, Bejkush Birçe, Agron Sula, Neptun Bajko, Astrit Hafizi e me dhjetëra e qindra emra shumë të shquar futbollistë e trajnerë, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë e futbollit shqiptar. Këto vite të arta për një rini e cila besonte tek forca e talenti i futbollistëve shqiptarë bënë që loja e futbollit të ndiqej në Shqipëri me një entuziazëm të jashtëzakonshëm, të pabesueshëm për brezat e ardhshëm. Kishte frymë sportive në çdo cep të Shqipërisë e për t’i shëmbëllyer futbollistëve luhej në çdo lagje e fushat sportive ishin pothuajse po aq sa numri i shkollave. Kampionatet mes lagjeve e ndërmarrjeve ishin një fidanishte e përkryer për të përthithur talentet e së ardhmes. Kinoditarët e shfaqur përpara filmit të radhës nëpër kinema ishin në shumicën e rasteve edhe kronika nga ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare të futbollit shqiptar, mbi të gjitha të ekipit tonë kombëtar të futbollit i cili kish luajtur jashtë Shqipërisë.
E kur bëhet fjalë për nderimin që u bëhej futbollistëve e trajnerëve nga publiku ishte pothuajse një ngjizje si me magji. Ndeshjet përpara se të luheshin në fushë ishin diskutuar aq thekshëm nga ultrasit e tifozerive, sa ata duke ndenjur pranë ekipit dinin me ekzaktësi edhe pse nuk luante, apo kur do tëluante futbollisti i tyre. Loro Boriçin e kishin ëndërr ta takonin shumë njerëz e sidomos të vegjlit të cilëve ai me një xhentilesë të habitëshme u afrohej e me durim ia dëgjonte dëshirat, se përse donin të bëheshin si futbollistët e trajnuar prej tij. Isha si gjithë të tjerët ndoshta edhe më i privilegjuar, që ta shikoja e ta takoja shpesh trajnerin e madh Loro Boriçi, kur ai shkonte në Ministrinë e Mbrojtjes, sepse prej andej varej klubi i Partizanit e unëkisha një nga prindërit e mi me punë atje.Loro si një vigan e shumë njeri me sqimë në komunikim me njerëzit tek sa linte për pak cigaren, u thosh gjithkujt:“..mirëështë që ta shohësh ndeshjen e për fitoren ta gëzojë ai që luan ma mirë” e theksonte shkodranishten e tij tëëmbël e plot shpresë bashkëbiseduesi e përshëndeste profesori për të thënë shihemi në stadium. Viteve të mia me pushime në Kovalishencën e Ministrisë sëMbrojtjes ishin edhe një adhurim për tu bërë një tifoz i Partizanit.Aty shikoje shkollën e vërtetë të futbollit shqiptar,por mbi të gjitha përkushtimin e Profesor Loros, i cili kish në krahë herë Refik Resmen, e herë Panajot Panon si zëvendës trajner.Mëngjeset ishin me vrapime kilometrike e në det, sepse siç thuhej atë kohë, Loro i vinte rëndësi të madhe përgatitjes fizike. Po grumbullimet e Ekipit Kombëtar për aq sa mund t’i ndiqnim në Tiranë ishin gati një ndeshje e vërtetë,për të mos harruar ndeshjet e Kombëtares A me Kombëtaren B para eleminatoreve të Kampionatit Botëror të vitit 1978. Loro, në kujtimet e një tjetër modeli, si ai mjeshtrit të volejbollit të ndjerit Andon Kona,me të cilin e lidhnin si puna në klubin sportiv Partizani dhe shkollimi i tyre në Institutin e Sporteve në Sofie të Bullgarisë, tregohejse ishte një leximtar i jashtëzakonshëm për futbollin,por edhe një linguist shumë i mirë. Tek ai ishte njeriu i thjeshtë e profesori i mençur njerëzor si një prind.Loro për kohën kur jetoi nuk u bë i pasur, por fitoi respektin e mijëra e mijëra tifozëve e sportdashësve në mbarë vendin.Ai ishte një besimtar i mirë katolik, gjë të cilën kurrë nuk e fshehu.Dhe aq e vërtetëështë kjo, sa që kur e sollën nga Italia,arkivoli i tij ishte me një kryq të madh dhe pushtetarët e asaj kohe nuk u morën fare me këtë çështje, sepse ata e dinin popullaritetin e të madhit Loro Boriçi.Shqipëria, siç e kam shkruar më lart, nuk e dinte që për një neglizhencë të aparatçikëve të kohës Loro duhej të kishte shkuar qoftë edhe gjashtë muaj më parë në spitalet e Italisë e do të kish jetuar.Por nëse atëherë, ishte një popull i tërë me të vetmin argëtim sportin, sot ndeshja me Serbinë luhet në të tjera kushte e posaçërisht për atdheun tonë të pamatshëm nga ndjesitë dhe emocionet e këtij takimi. Na duhet ritmi i dashurisë për atdheun e përulësia e civilizimit tonë europian,na duhet dëshmia e përjetësisë sonë genuide për të ndjekur një ndeshje si gjithë të tjerat e për t’u ndarë me kundërshtarin duarshtrënguar si fitues të përbashkët për hir të sportit.Për ata që e pritën këtë ditë që festa sportive të jetë e njëjtë si në stadiumet e Milanos,Barcelonës,apo Londrës, urojmë që ta shijojnë edhe përata mijëra bashkëatdhetarë shqiptarë kudo në botë.Federata jonë në të gjithë këtë fushatë për ndeshjen me ekipin serb, mirë do të ishte, sikur të revokonte me fletëpalosje ose në një spot televiziv të gjithë brezat e futbollistëve të Kombëtares, në mënyrë që edhe kjo ditë feste sportive nuk erdhi “Si rrufe në qiell të hapur”, siç thotë mjeshtri i madh i mikrofonit profesor Ismet Bellova.Ka pasur një rrugëtim kjo Kombëtare, qysh në hapjen me vendet e ish demokracive popullore,me izolimin e mungesën e kontakteve me futbollin botëror e më pas me eksodin e futbollistëve,rikthimin në fushë të shumë talenteve me origjinë shqiptare e me mirënjohjen ndaj trajnerëve të huaj të cilët e kanë drejtuar atë.