
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama për qëndrimin ndaj dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve, studentëve dhe të rinjve.
Me një video nga seanca e sotme plenare, ku pati përplasje fizike mes deputetëve, vetë Bardhi i cili është i përjashtuar nga punimet e Kuvendit me 60 ditë, thekson se përgjegjësia për akte të tilla nuk mund të shmanget dhe se dhuna nuk duhet të normalizohet, ndërsa paralajmëron për rrezikun e një përplasjeje të mëtejshme në shoqërinë shqiptare.
”Nuk mund të dhunosh fëmijët, studentët dhe të rinjtë, e më pas të sillesh në Kuvend sikur asgjë nuk ka ndodhur. Përgjegjësia nuk mund të shmanget dhe dhuna nuk mund të normalizohet. Me këtë qasje, Edi Rama po e çon Shqipërinë drejt një përplasjeje gjithnjë e më të rrezikshme, pasojat e së cilës mund të jenë të rënda për të gjithë shoqërinë”,-shkruan Bardhi.
