Facebook mbyll 30 mijë llogari në Francë

Kompania gjigande e Facebook ka njoftuar se ka mbyllur profilet e 30 mijë llogarive në Francë. Shkak për mbylljen e tyre ka qenë propaganda ekstremiste shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Ky vendim, i cili vjen disa ditë para rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, është njëri prej vendimeve më agresive të Facebook.

Kutjojmë se Facebook ndodhet nën presion të shtuar në Evropë pasi mund të gjobitet nëse nuk largon propagandën ekstremiste apo përmbajtjet e tjera që shkelin ligjet vendore.

SHKARKO APP