Fëmija lind gjatë fluturimit në 12 mijë metra lartësi (FOTO)

Një nënë nga Guinea ka lindur fëmijën e saj gjatë udhëtimin me avion në 12 mijë metra lartësi.

Diaby Nafi nga Guinea solli në jetën vajzën e saj që e quajti kadi në avionin e kompanisë “Turkish Airlines”, i cili fluturonte në linjën Conakry-Ouagadougou-Stamboll. Nënën gjatë lindjes e ndihmoi personeli i avionit si dhe disa pasagjerë.

Ekuipazhi i avionit theksoi se gjithçka shkoi mirë, duke shtuar se atyre shumë i ka ndihmuar trajnimi të cilin më herët e fituan lidhur me situatat emergjente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Piloti deklaroi se kjo është procedurë e zakonshme në situata të tilla dhe se avioni qe afër aeroportit në Ouagadougou, kryeqyteti i Burkina Faso. Nëna dhe foshnja janë në spital në gjendje të mirë shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?