Fitorja që pret përgjegjësi dhe humbja që kërkon reflektim
Nga Sokol Hysenaj/Gjatë qëndrimit në pushtet çdo forcë politike konsumohet dhe tkurret në elektorat, për shkak të reformave që ndërmerr, pamundësisë për realizimin e premtimeve të kryera dhe mos arritjes në zgjidhjen e të gjithave problemeve e nevojave, që kanë mbështetësitë e saj ,patjetër dhe te gabimeve dhe dështimeve gjatë qeverisjes.
Partia Socialiste gjatë 4 viteve në pushtet ishte e detyruar të ndërmerrte reforma tepër të rëndësishme e me rriskë të lartë për veten e saj, siç ishin ato; për energjinë elektrike, takimet dhe taksat, reforma në drejtësi, në arsim, në shendetësi e tjerë, por me qëllimin dhe synimin e mirë, në interes të së nesërmes, në interest ë vendit dhe popullit, gjë që u mirëkuptua prandaj dhe nuk i rrodhi elektorati në këto zgjedhje, por për kundrasi u rrit dhe i dha besimin e plotë, për të drejtuar vendin e vetme edhe për katër vitet e ardhshme. Pra populli mirëpret dhe kërkon reforma për të bërë ndryshime në shumë fusha ekonomike, sociale , kulturore etj.
Ky është një nderim dhe vlerësim i madh, që populli ynë i bëri kësaj force politike dhe drejtuesve të saj, por njëkohësisht e ngarkon me një përgjegjësi tepër të madhe, duke e vënë të vetme përballë një sfide jo të vogël për fatet e vendit dhe të popullit të saj. Me ardhjen në pushtet më 2013 të të majtëve dolën në dritë shkeljet dhe qeverisjes të kualicionit të djadhtë, që drejtoi vendin për tetë vjet, të cilat ishin mbajtur të fshehura; si borxhet e jashtme dhe të brendshme, mos realizimi i asnjë reforme, korrupsionet e koncensionet e shfrenuara në ekonomi, në gjyqësor, në arsim, në polici, mjekësi dhe në të gjithë rrjetin e shërbimeve të zyrave shtetërorëve nga një keq qeverisje e përgjithshme me shkelje të ligjeve, të cilat asnjëherë nuk ishin bërë objekt të analizave të saj.
Me gjithë difektet që pati kualicioni i majtë gjatë punës në katër vite, u përpoq dhe arriti të stabilizonte situatën që ishte në rrëshqitje; si në ekonomi, në siguri, në arsim, në shendetësi, duke ndërmarrë reformat ë shpejta e të rëndësishme për momentin, duke patur edhe përkrahjen e mbështetjen e plotë të BE-së dhe SHBA-së. Gjithashtu u hodhën hapa të rendësishëm për kryerjen e reformës në drejtësi, ku pengesat dhe vështërsitë ishin tepër të mëdha, por të kuptueshme e të pritshme.
E majta nuk e la pas dore përgatitjen për fushatën zgjedhore, duke u organizuar dhe dalë e vetme pa kualicion në zgjedhje, për të matur mbështetjen e saj tek populli, por edhe për të shmangur partitë e vogla, që më shumë i kanë prishur punë gjatë qeverisjeve të saj, me kërkesa dhe pretendime të shumta, për përfitime pas zgjedhore. Komunikimi i drejtëpërdrejtë, i hapur, pa premtime të tepërta e jashtë mundësive, thjeshtësia, qetësia, dhe siguria për fitoren shoqëruan gjithë fushatën e saj. Prandaj dhe elektorati e votoi sepse pa tek ajo forcën politike më afër realitetit, dhe që ishte provuar në punë e këmbëngulje e aftë për të ndërmarrë reformat ë rëndësishme, që kishte programin dhe forcën njerëzore për të kryer ndryshime dhe për të bërë shtet me ligje dhe rregulla, ashtu si kërkohet nga bashkësia evropiane, ku ne kërkojmë të integrohemi së shpejti, dhe jo militantë të verbër, vetëm për urra dhe me sy e mendje nga “tepsia”.
Fitoren e thellë që ajo korri në këto zgjedhje e priti me qetësi, krejtësisht e përmbajtur pa dalldi dhe euferizëm dhe kjo përbën vlerë në demokraci. Le të supozojmë një moment që një fitore të tillë ta kishte arritur kualicioni i djadhtë, si do të kishin reaguar ata!?
Në raste fitoresh të tilla të mëdha apo humbjesh, janë të natyrëshme emocionet, festimet dhe dëshpërimet, por vazhdimisht të majtët jane treguar më të përmbajtur dhe më modest, kanë përcjellë mesazhe urtësie e bashkpunimi, duke ndjerë përgjegjsinë që i pret. Mburrja, triumfalizmi dhe duartrokitjet e tepruara shpërdorojnë dhe ulin vlerat e çdo fitore. Me gjithë atë, te ne ende, nuk është arritur nga forcat tona politike, që të urojnë njëra-tjetrën për fitoren, gjë që do të ishte tepër normale dhe do të tregonte nivel kulture e demokrcie. Kundështarët politikë pozitë dhe opozitë nuk duhet të vazhdojnë më tej vlerësimin si armiq ndaj njeri-tjetrit, por si partnerë në rrugën e përbashkët të proceseve demokratike, ku ecën vendi ynë. Por ende bëhen përpjkje nga humbësit për të fajësuar të tjerët për humbjen e tyre, deri dhe popullin që gjoja nuk i kupton “programet e tyre madhore”.
Pasi populli të jep besimin, ai fillon e të monitoron për gjithçka e të vlerëson nga dita e parë që ta dha këtë besim, deri në ditën e fundit, kur shkon para kutive të votimit. Pra partitë duhet të kuptojnë mirë se fitore të tilla vijnë prej njerëzve të thjeshtë dhe për ta duhet punuar çdo ditë, dhe jo vetëm për veten me nepotizm dhe militantizm, duke menduar e punuar si me qera ; “ç`të japin dhe ç`të marrin”. Ka shumë gjëra për të korigjuar, duke filluar nga shërimi i plagës që ende qelb në administrate, që vazhdon të ketë një pjesë jo të vogël të korruptuarish joprofesional, si militant, nepotik, hajdut që e kanë rjepur popullin e shtetin, por të parit duke i plasur buzën për zgjidhjen e problemeve, dhe të dytit duke u vënë vizën ligjeve dhe rregullave të shtetit. Kur nuk i shërbeu popullit, por u sollë si çifligar e pronar në zyrat e shtetit në gjithë këto vite, në vend që të ishte në shërbim të tij. Kjo është tepër urgjente dhe e nevojshme për të ndryshuar konceptin, nga zyrtarë baraz pronarë, në zyrtarë baraz shërbëtorë.
Ka shumë gjëra për të korrigjuar, ka shumë punë që janë në mes, ka të tjera që s`janë filluar e që presin nga qeveria e re, të programohen në kohë e të zbatohen, ku të ndihet ndryshimi në jetën e përditshme. Partia Socialiste, në këto moment, është forca e vetme politike, që ka potencial dhe moral për të qeverisur e vetme e për të kryer reformat e mëdha, duke patur njëkohësisht besimin e popullit dhe atë ndërkombëtar, si nga Brukseli dhe nga Uashingtoni.
Me gjthë mos përputhjet që PS-ja pati me LSI-në, ajo vlerësoi dhe vlerëson të gjithë kontributin e saj në realizimin e shumë reformave gjatë katër vjetëve qeverisje. Nisur nga këto, por edhe arsye strategjike të së majtës u tentua prej saj një marrëveshje bashkëpunimi dhe kualicioni, para ose pas zgjedhor për katër vitet e ardhshme. Heshtja e LSI-së, qëndrimet e saj taktike, duke parë thjeshtë interesat partiake e lodhën dhe e detyruan që ajo të dilte e vetme në zgjedhje.
Partia Demokratike u fut në zgjedhje e detyruar, e sforcuar, e lodhur nga bojkoti dhe çadrizmi, e përçarë për shumë arsye me vizionin e vetëm imagjinar “Republika e Re” ,që më shumë dukej si përrallë apo poezi hyjnore, sesa realitet i prekshëm, për realitetin shqiptar, e për të nesërmen që do të vinte. Duke djegur shumë kohë me bojkote e skenare revolucionesh e përmbysjesh, që nuk dihej nga e kishin burimin, duke e lodhur dhe e çuar në fund durimin e elektoratit të saj, duke ushqyer përditë me të tilla broçkulla njerëzitë e thjeshtë dhe njëkohsisht duke e çuar skajshëm në fund durimin dhe tolerimin e aleatëve ndërkombëtarë, të partive të djathta evropiane dhe partnerëve strategjikë evropian e amerikanë, të cilët me të drejtë e quajtën tekanjozllëk të pavend qëndrimin e PD-së për futjen apo mos futjen në zgjedhje, ato do të njiheshin prej tyre.
“Zgjidhja magjike” me një marrëveshje erdhi e papritur, e çuditshme, gjë që u përtyp me zor nga një pjesë e të djadhtëve poshtë në bazë, pas gjithë atij mëllefi e përbetimesh që ishin derdhur dhe konsumuar në çadër, apo jashtë a brenda vendit. Koha shumë e kufizuar që i mbeti për fushatën, përçarjet e vjetra dhe të reja, mosbesimi, lojrat me LSI-në, e te tjera bënë që ajo të humbte në këto zgjedhje jo vetëm si mandate deputetësh, por dhe si numër votuesish.
Humbja e kësaj force politike erdhi prej shumë arsyesh, të cilat i kanë rrënjët më të thella, e të shtrira më gjatë në kohë. Asnjëherë ajo nuk analizoi humbjet e saj si në vitin 2013 dhe në vitin 2015, kurse tani po kërkohet me urgjencë e nxitim analiza e kësaj humbje. Gjë që do të ishte e përciptë, me shfrenime mëllefesh, pa gjetur plagët dhe barërat për kurimin e saj. Si vetëngrirja e kryetarit të saj dhe padurimi i kundështarëve të tij, nuk kanë sinqeritetin dhe përkushtimin duhur, për të kapërcyer këto moment të veshtira në stabilizimin dhe shëndoshjen e saj.
Një reflektim i sinqertë, i qetë, pa mërira e mëllefe, i shtrirë në kohë ku secili të mbante përgjegjsitë e tij, se partia nuk është vetëm për ta mjelë në 27 vjet, por edhe për t`i dhënë asaj dhe shoqërisë mundin, sakrificën e përkushtimin e sinqertë.
Kryetari mos të bëjë sikur ngrin apo shkrin dhe të tjerët të shohin më tej, dhe të shtrinë analizën e humbjeve e përgjegjësive përtej 2013-së, duke i kuruar që në rrënjë kalbëzimet e saj. Vetëm kështu dhe duke zbatuar normat dhe rregullat statutore, duke bërë të mundur shmangjen e përçarjes në këto moment kritike që po kalon, do ti shërbente forcimit të saj si parti dhe si opozitë, për të cilën ka nevojë demokracia dhe Shqipëria.
Çdo forcë politike në mazhorancë apo në minorancë, le t`i lëri pas negativitetet e vetes, bashkë me trazicionin e stërgjatur, le të fryj një erë e re demokratike në nomalizimin e problemeve të tyre të brendshme, për rritur shpresën dhe besimin e shqiptarëve mbi to, gjë që e dikton dhe pjesëmarrja gjithnjë dhe më e ulët në votime,më pak se gjysma në zgjedhjet e këtij viti.
Si në pushtet apo në opozitë, ato kanë detyrime para popullit e vendit, për të luftuar varfërinë dhe rritur mirëqënien, që njerëzit të qëndrojnë dhe punojnë në vendin e tyre, duke u ndalur hemoragjia e shpopullimit. Të kryejnë reformat e duhura në drejtimet më kryesore, që të fillojë kthesa dhe të ngjallet shpresa dhe këto arrihen kur stafet drejtuese të partive, vihen në shërbim të halleve dhe problemeve të mëdha e të vështira që ka vendi ynë.