FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Flet i dyshuari për vrasjen i Devi Kasmit: S’kam kryer asnjë krim, jam i shokuar nga arrestimi

“Në Shqipëri kam ardhur për qejf. S’kam kryer asnjë krim”. Kështu është shprehur para hetuesve autori i dyshurar për vrasjen e Devi Kasmit, greku Efthimiu Efthimius.

Efthimiu ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe se ishte i shokuar nga arrestimi.

Ai nuk ka dhënë shpjegime nëse njihej me Devi Kasmin si dhe ka refuzuar të japë detaje rreth debatit që ka zhvilluar me të tri ditë përpara se Kasmi të ekzekutohej në rrugën “Petro Cani”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky debat i grekut me Devi Kasmin është filmuar nga pamjet e kamerave të sigurisë së palestrës së këtij të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga hetimet rezulton se shtetasi grek ka hyrë në Shqipëri prej afro dy muajsh dhe është vendosur në një shtëpi me qira në zonën e “Unazës së re”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?