Forcimi i gatishmërisë për zjarret në pyje, prefekti Shkëlqim Hajdari takim ndërinstitucional në Tiranë

Më datë 11 qershor, në ambientet e Panorama Dajt, nën drejtimin e prefektit të qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, do të zhvillohet një takim ndërinstitucional me fokus forcimin e masave parandaluese dhe rritjen e gatishmërisë operacionale për përballimin e zjarreve në sipërfaqet pyjore.

Ky takim organizohet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të strukturave të emergjencave civile, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), administratorëve të njësive administrative, si dhe skuadrave vullnetare që mbështesin strukturat parësore të ndërhyrjes në situata emergjente.

Gjatë aktivitetit parashikohet të zhvillohet një trajnim praktik me skuadrat vullnetare mbi mënyrat e ndërhyrjes dhe shuarjes së zjarreve në terren, me qëllim rritjen e aftësive operacionale dhe koordinimit në situata reale emergjente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi synon të përmirësojë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe të rrisë nivelin e përgatitjes për menaxhimin e emergjencave nga zjarret në territorin e qarkut Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?