Forumi i Zgjerimit në Bruksel, Rama: Shqipëria sjell në tryezë shpirtin e madh të dikurshëm të Europës

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel. Kreu i qeverisë përsëriti vendosmërinë e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e unionit, qoftë dhe duke hequr dorë nga veto dhe përfaqësimi me komisionerë, të drejta që i gëzojnë sot vendet anëtare.

Nga ana tjetër, Rama tha se Europa është në një moment kyç të historisë dhe se duhet të ruajë statusin e saj si një “lojtar i madh” në stuhinë gjeopolitike që ka kapluar kontinentin.

“Shqipëria sjell në tryezë shpirtin e madh të dikurshëm të Europës. Shqipëria është gati, jemi tërësisht të përkushtuar. Nuk do të ndalemi për asnjë çast, po investojmë tek e ardhmja me mendësinë e një vendi që ndihet i përgjegjshëm para Bashkimit Europian”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?