Foto e Ditës nga Namik Dokle: Sajma!

Nga Namik Dokle-
Sajma
Quhet Sajma dhe jemi kushurinj: gjyshi im dhe gjyshja e saj ishin vëlla e motër. Ajo mban emrin e motrës së gjyshit tim. U takuam këto ditë, kur edhe ajo edhe unë i kemi kaluar të tetëdhjetat. Ajo jeton në Krushevë, një fshat në komunën e Dragashit në Kosovë.
Dikur kufiri midis dy anëve ishte i pakalueshëm. “ Tito andej, Enveri këndej, mjegulla në mes.”, thuhej në ato kohë në fshatrat kufitare. Nuk shiheshim as për dasmë, as për mort. Gjyshi im vdiq pa i parë tre motrat e martuara andej kufirit. Nëna ime po ashtu; vdiq pa i takuar dy motrat e veta. Por, për të mos u harruar me njëri-tjetrin, njerëzit bënin aq sa mundnin dhe si mundnin.
Kështu edhe Sajma, kushërira ime e mirë: kur i lindi një nip, u tha të vetëve:
-Do ta quajmë Namik.
-Pse?- e pyetën ata.
-Kemi një Namik në Tiranë, – u tha ajo.
Më tregon dhe më përqafon e përmalluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?