FOTO/ Njëra e bardhë tjetra me ngjyrë, binjaket e çuditshme mbushin 1 vjeç
SHBA – Njëra është e bardhë, tjetri është me ngjyrë. Kjo ka qenë ajo që i ka bërë të famshme motrat binjake nga SHBA Quincy dhe Illinois. Ka qenë nëna e tyre Whitney Meyer, që i ka bërë të famshme duke postuar çdo ditë foto të vogëlusheve në Facebook shkruan “Tg.com”.
E si mund të mungonte një postim nga nëna e tyre në përvjetorin e parë të lindjes. Kalan ka lëkurën e hapur dhe sytë blu si nëna e saj, Withney ndërsa Jarani është zeshkane si i ati, Tomas.
“Në nuk i shohim ngjyrat, në familjen tonë ka vetëm dashuri, adhurojmë bashkimin dhe lidhjen që kemi më njëri tjetrin”- ka thënë nëna e vogëlusheve për People Magazine. Çifti gjithashtu ka edhe një djalë më të madh, 8 vjeçarin, Talan.