FOTO/ Njihuni me pallatin luksoz të ‘sulltanit’ Erdogan, është sa 30 “Shtëpi të Bardha” të Amerikës…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan jeton në një shtëpi tejet moderne që i kalon përmasat e reales. Sipas një investigimi të mediave britanike, veçanërisht të gazetarit të “Daily Mail” Guy Adams, shtëpia e tij kap një shumë marramendëse prej 500 milionë stërlina. E mbuluar me ar e mermer, ky pallat është sa 30 “Shtëpi të Bardha” të Amerikës dhe besohet se është pallati më i madh i ndërtuar në botë këto 100 vitet e fundit. “Pallati i Bardhë” ka 1100 dhoma, 250 prej të cilave përdoren nga familja e 63-vjeçarit. Thuhet se 7 milionë sterlina janë shpenzuar vetëm për tapetet. 5 milionë sterlina janë shpenzuar për 400 dyert e pallatit. Çdo gotë në pallat ka kushtuar 250 sterlina.
Gazetari Guy Adams ka marrë rezidencën luksoze të Erdogan në periferi të Ankarasë, për të treguar se si duket brenda, e cila sipas tij është ndërtuar e gjitha me taksat e qytetarëve turq.