
Situata te Kryeministria nuk është e qetë mbrëmjen e kësaj të diele. Një grup protestuesish kanë hedhur fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të efektivëve të Policisë pranë zonës së Kryeministrisë.
Sipas raportimeve, protestuesit kanë përdorur lëndë piroteknike dhe sende të forta kundër efektivëve, ndërsa policia po ndërhyn me gaz lotsjellës dhe autobota uji për të shpërndarë turmën.
Sakaq janë parë edhe përleshje mes policisë dhe protestuesëve në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, kjo pasi disa të rinj goditën fasadat e disa biznese te kullat Binjake.
Policia e Shtetit është futur mes protestuesëve dhe ka shoqëruar disa qytetarë, duke hedhur sprej me piper djegës mbi disa protestues.





