Foto sa një mijë fjalë! Brirët e djallit apo iluminati?
Një foto vlen sa një mijë fjalë. Princ Harry dhe zonja e parë e amerikës, Melania Trump, para se të uleshin për një bisedë, pozuan së bashku, foto-ja e cila ka shkaktuar debat të nxehtë mbi vendosjen e dorës në xhaketë nga Harry. Gjesti i tij i pazakontë dhe nëse jo i qëllimshëm, u bë një temë e nxehtë gjatë fundjavës, madje duke eklipsuar pamjen e parë zyrtare të Harry me të dashurën e tij amerikane Meghan Markle.
Njerëzit në Twitter dhe në disa media shkruajtën se: ”Harry po jepte një simbol të djallit, ose sinjalizonte se ai vetë është djalli ose se shpirti i djallit po e rrethon atë”. Por dy ekspertë të gjuhës së trupit mendojnë se gjesti është keqkuptuar në dy mënyra shumë të ndryshme.
Patti Wood, eksperte e gjuhës së trupit dhe autori i “Snap-it”, janë shprehur për mënyrën se si Harry mbajti dorën dhe hapjen e gjishtave në xhaketë.
“Kjo quhet bri ose bri i djallit, dhe ajo që njerëzit po thonë në media për këtë nuk është e saktë”, tha ajo. “Nuk është një shenjë se ai është djalli, por më tepër është një paralajmërim i shpirtrave të këqij. Është një gjest mbrojtës kundër së keqes, errësirës dhe sëmundjes”.
Wood tha se vendosja e dorës në stomak është një akt vetë-ngushëllimi, dhe ajo ka vërejtur më parë këtë shenjë tek udhëheqës të tjerë botërorë që shfaqin vetë-ngushëllim në opsionin e fotografive me presidentin Donald Trump.
Joe Navarro, ekspert i gjuhës së trupit nfa ana tjetër pyet se: “Sikur fotografët të kishin më shumë kohë, a do të fiksonin diçka tjetër? Për mua, nuk mund të nxjerrësh shumë komente nga fotografia. Unë personalisht nuk do të lexoja në këtë mënyrë”.
Por që të dy ekspertët pajtohen se ka një nivel të tensionit të dukshëm tek Harry dhe të dy kanë vënë në dukje se princi zakonisht duket shumë më i qetë dhe i lumtur në situata të tilla. “Kishte pak shqetësime psikologjike”,- tha Navarro. “Pamja e fytyrës së tij, pamja e dorës së tij është shumë e pazakontë, përveç faktit që ai dhe vëllai i tij kanë tendencë për të mbuluar barkun e tyre, një sjellje vetë-qetësuese”.
Burimi: Huffington Post/Përshtati: Redjon Shtylla