FOTO/ Turqi, pasagjerja lind në avion, ndihmohet nga personeli i bordit

Fjongo rozë në linjën e avionit, Turkish Airlines. Një franceze ka lindur një vajzë bukuroshe në mes të fluturimit me avion me ndihmën e ekuipazhit ditën e premte në linjën Conakry – Stamboll.
Diaby Nafi-t, me origjinë nga Guinea, por me nënshtetësi franceze, i filluan dhimbjet e lindjes menjëherë pas nisjes nga kryeqyteti i Guinea, Conakry. I gjithë ekuipazhi i avionit është angazhuar për ta ndihmuar në lindjen e vogëlushes, e cila u pagëzua me emrin “Kadiju”.

“Kërkuam ndihmën e udhëtarëve të tjerë, në mënyrë që lindja të ishte sa më e lehtë”,- tha Bouthayna İnanır, një nga anëtaret e ekuipazhit, duke shtuar se shefi i ekuipazhit qau nga gëzimi pas lindjes së vogëlushes.

Piloti i avionit kreu një ulje emergjente në qytetin Burkina Faso’s Ouagadougou, në mënyrë që nëna dhe e porsalindura të merrin kujdesin mjekësor para se të vazhdonin udhëtimin për Stamboll. Nëna dhe vajza janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve.

SHKARKO APP