FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Frika nga dështimi i 71 mandateve, Rama “kërkon ndihmën” e policëve: Lini uniformën dhe mblidhni vota për PS-në pas pune

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Kuçovë ku iu ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste si e vetmja forcë që mund të bëjë shtet.

Por në fjalimin e tij tërhoqi vëmendje momenti kur kryeministri iu ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të shtetit, madje edhe policëve që pas orarit të punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në. Mesa duket frika për mos arritjen e objektivit të tij për të bërë i vetëm 71 mandate ka detyruar Ramën që të ndryshojë kursin e deklaratave, duke kërkuar ndihmën e policive, që do të nënkuptonte dhe një presion të hapur ndaj qytetarëve të thjeshtë.

“U bëj thirrje mësuesve të gjithë Kuçovës dhe gjithë Shqipërisë të mos lenë minutë, ditë e natë pa shfrytëzuar që dinjiteti i tyre i vënë në vend të cenohet përsëri. I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, në momentin që lënë uniformën, pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në, në mënyrë që të mos lëjojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën e tyre dhe së bashku në 4 vitet e ardhshme ta bëjmë policinë në mesataren e BE-së. U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të bëjnë të njëjtën gjë”, deklaroi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama tha se ashtu siç luftuam dhe fituam për reformën në drejtësi ashtu do luftojmë edhe për rritjen e ekonomisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ju siguroj se siç luftuam dhe fituam për reformën në drejtësi dhe vettingun që do pastrojë pallatin e drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që ju kanë marrë shpirtin për çerek shekulli, ashtu do luftojmë për të rritur ekonominë dhe për arsimin. Ata bëjnë të njëjtin premtim, do ulim taksat dhe do çojmë shpenzimet, ndaj Shqipëria nuk ja doli të ishte një shtet i fortë. Nuk është çështja se sa do ulim taksat dhe do rrisim shpenzimet, çështja është sa do bëjmë shtetin dhe do fuqizojmë ekonominë. Vetëm ne mund ta çojmë ekonominë në 4 vitet e ardhshme mbi 5%, dhe vetëm ne mund ta ulim papunësinë nëse bëhemi bashkë. Vota juaj duhet të jetë që ne të jemi të pashantazhueshëm nga partitë e tjera”, deklaroi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?