Gara për Tiranën, Bardhi në ”Koha Jonë-Debat” zbulon preferencën për kandidatin: Jorida Tabaku duhet….

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në “Koha Jonë- Debat” me Nikoll Lesin, pranoi se PD është vonë në përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale, ndërsa tha se partia synon t’i përcaktojë emrat brenda muajit tetor. Duke folur për garën në kryeqytet, Lesi e pyeti nëse kush fiton Tiranën fiton edhe moralisht e politikisht zgjedhjet e vitit 2029.

“Jam krejt dakord”, u përgjigj Bardhi. I pyetur për emrat që mund të garojnë, Bardhi vlerësoi Ilir Alimehmetin si “një kandidat të shkëlqyer”, por më pas zbuloi preferencën e tij personale.

Pjesë nga debati

Swiss Digital Desktop Reklama

Bardhi: Unë them që PD është vonë në përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale. E kam shprehur këtë edhe brenda partisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lesi: A diskutoni, apo vendos vetëm Doktori?

Bardhi: Ne diskutojmë në Kryesinë e partisë dhe në mbledhjen e fundit të Kryesisë, është vendosur që brenda tetorit, partia do të përcaktojë të gjithë kandidatët, në të gjitha bashkitë e vendit. Do të duhet të kemi parasysh faktin që në këtë proces, komplikon edhe dëshira apo vullneti i Edi Ramës për të ndryshuar njësitë administrative, apo në përbërjen e bashkive. Do të jeni 61, 100 apo 46 bashki, sa pretendon Edi Rama të miratojë nesër.

Lesi: A je dakort me mua, që kush fiton Tiranën, ka fituar moralisht dhe politikisht zgjedhjet e 2029?

Bardhi: Jam krejt dakort.

Lesi: Pra nëse PS humb Tiranën ikën , por nëqoftëse ju e humbni, nuk fitoni më…

Bardhi: Unë bie dakort….

Lesi: Ma gjej emrin!

Bardhi: Nuk jam këtu për të thënë emra, sigurisht kam opinonin tim se kush do të ishte kandidati më i mirë i PD,…

Lesi: Nga partia apo nga shoqëria civile?

Bardhi: Personalisht unë do të preferoja dikë nga partia.

Lesi: Ilir Alimehmeti?

Bardhi: Padyshim një kandidat i shkëlqyer, që nuk krahasohet me asnjë kandidat të PS-së.

Lesi: Alimehmeti i ha të gjithë…

Bardhi: Unë do të preferoja që të ishte kolegia ime, Jorida Tabaku.

Gaz Bardhi: Do të fitojmë pa diskutim Bashkinë e Tiranës! KOHA JONE-DEBAT

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?