Garancia për konsumatorët shqiptarë

Kam kënaqësinë t`ju uroj mirëseardhjen në konferencën e AKU-se me Teme:  “Konsolidimi i Sigurisë Ushqimore- sfide për të ardhmen”.  Kjo është konferenca e parë e AKU-se që nga krijimi i këtij institucioni ne vitin 2010. Konferenca do te pasqyroje jo vetem punen dhe arritjet e deritanishme te AKU-se, te cilat nukjane te pakta por dhe vizionin e qarte dhe objektivat qe ka ky institucion me qellim garantimin e sigurise ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit ne vendin tone .

Për përmbushjen e këtyre objektivave AKU ka në filozofinë e saj bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës me të gjithë aktorët dhe faktorët që lidhen me sigurinë ushqimore në Shqipëri. Ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucionet akademike dhe shkencore, me qëllim sigurimin e programeve të përbashkëta, shkëmbim përvoje, zhvillim institucional si dhe aktivitete të tjera me interesa reciproke. Ne kuadër te ndërgjegjësimit te konsumatorit si dhe evidentimit te problematikave te hasura gjate zbatimit te legjislacionit ne fuqi apo përmirësimit te këtij te fundit janë realizuar disa takime me shoqata te ndryshme te biznesit dhe konsumatorit.

Janë realizuar marrëveshje ndërmjet institucioneve homologe të Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht: (AUV) dhe (AKU) për unifikimin e procedurave në Piken e Inspektimit Kufitar Morineme qëllim shkurtimin e kohës së inspektimit dhe moskrijimin e barrierave artificiale për operatorët e biznesit.

Aktualisht jemi në fazën e unifikimit të certifikatës fitosanitare, veterinare si dhe njohjes se rezultateve te analizave te kryera për të dy vendet. Një nga treguesit e rëndësishëm të punës së AKU-se ka qenë ; marrja e masave të menjëhershëm për disiplinimin e procesit të therjes dhe tregtimit të mishit. Rezultat dhe suksesi i këtyre masave qëndron edhe në bashkëpunimin e AKU-së me institucionet zbatues te aktit normativ si Policia e Shtetit, Tatimet, ARM , ISHP.  AKU brenda 100 ditëve te pare të kesaj Qeverisjeje arriti sukses duke pastruar zonen para terminalit ne aeroportin e Rinasit, akset kryesore nacionale , qytetet, sistemimin e tregjeve ne disa qytete te Shqiperise psh Tirane, Durres, Korce etj. AKU-ja gjate vitit 2014 punoi per ngritjen e një sistemi te qëndrueshëm teniko- menaxherial dhe per here te pare hartoi:

 “Planin e Kontrollit Zyrtar Vjetor dhe Planin e Marrjes së Mostrave”, me bazë risku. Ky plan është një risi në përmbushjen e detyrave funksionale të AKU-së dhe ka si qëllim sigurimin e një metodologjie për përcaktimin e prioriteteve të kontrollit me bazë risku.  Eshtë hartuar edhe rregullorja për funksionimin e AKU-se, dokument qe nuk egziztonte qe nga krijimi i këtij institucioni. Gjate ketij viti u be Unifikimi i procedurave te inspektimit ne rang kombëtar me qellim rritjen e cilësisë se inspektimeve dhe permiresimin e punes sone.  Gjithashtu kemi miratuar Metodologjinë e Vlerësimit te Riskut për operatoret e biznesit e cila do te gjeneroje te dhëna tëmjaftueshme për historikun e OBU qe përdoren për hartimin e planeve vjetore te kontrolleve zyrtare. Për here te pare qe nga krijimi i AKU janë mbledhur dhe funksionojnë panelet dhe komiteti shkencor te cilet do te sjellin një impakt pozitiv në vlerësimin e rreziqeve eventuale me karakter kimik dhe biologjik. Një objektiv shumë i rëndësishëm jo vetëm i AKU-se por edhe i qeverisë Shqiptare në kuadër të rritjes së kapaciteteve tekniko-profesionale kanë qenë edhe trajnimet e ndryshme të stafit brenda dhe jashtë vendit, të cilat janë organizuar nga organizma ndërkombëtar si; TAIEX, EFSA, Projekti i BE (i atashuar pranë AKU). Keto trajnime kanë rritur në mënyrë të ndjeshme jo vetëm performancën e inspektorëve gjatë kontrolleve zyrtare por edhe cilësinë e tyre. AKU për produktet ushqimore të cilat paraqesin risk të lartë gjatë gjithë procesit të prodhimit, ruajtjes, tregtimit si dhe për konsumin e gjerë të tyre, ka ndërmarrë disa herë aksione periodike duke hartuar plane-veprimi dhe monitorimi si: Plan-monitorimi për OBU që importojnë, prodhojnë, përpunojnë produkte ushqimore kryesisht fokusi ka qenë tek: furrat e bukës,Qumeshtin, Vaj Ullirit, Mjalti , Djathi me niseshte.

Plan-monitorimi në kuadër të sezonit veror. Plan veprimi “Për të gjithë Operatorët e Biznesit të Prodhimit dhe Tregtimit të Materialit Mbjellës dhe Shumëzues Bimor(MMSHB).   Si rezultat i intensifikimit të inspektimeve, këshillimit të vazhdueshëm të subjekteve si dhe zbatimit të masave administrative, kemi një impakt pozitiv jo vetëm në kuadër të rritjes së cilësisë së inspektimeve por edhe në ndërgjegjësimin e vetë OBU për domosdoshmërinë e zbatimit të legjislacionit në fuqi. Realisht konsolidimi i sigurisë ushqimore në vend është një sfidë, por AKU e ka të qartë vizionin se ku do të arrijë, njëkohësisht edhe mekanizmat që duhet të përdorë për të arritur rezultate pozitive, pasi për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të konsumatoreve duhet: Siguruar funksionimi efektiv i çdo hallke në zinxhirin ushqimor nga ferma në tavolinë. Ky princip është i vlefshëm pavarësisht nga fakti nëse ushqimet prodhohen në Shqipëri apo importohen nga vende të tjera. Për këtë arsye ne mënyrë që të realizohet kontrolli i të gjithë zinxhirit ushqimor nga ferma në tavolinë duhet domosdoshmërisht reformimi i shërbimit veterinar dhe atij të mbrojtjes së bimëve, pasi aktualisht kemi jo vetëm mbivendosje kompetencash të institucioneve inspektuese por kemi edhe pjesë të këtij zinxhiri tërësisht të pambuluara me inspektim. Për më tepër ngritja e një institucioni të unifikuar në shkallë vendi, ku të përfshihen të gjitha strukturat inspektuese ekzistuese në një institucion të vetëm do të zgjidhte përfundimisht fragmentarizmin dhe mbivendosjen e këtij shërbimi në shumë pika dhe institucione, duke krijuar mundësinë e kryerjes së kontrollit në të gjithë zinxhirin ushqimor “nga ferma në tavolinë”.  Për sa me sipër për realizimin e këtij misioni kërkojmë mbështetjen e qeverise dhe parlamentit shqiptare jo vetëm financiarisht por edhe me ndryshimin rrënjësor te kuadrit rregullator dhe legjislativ.

E fundit por jo më pak e rëndësishme është fakti që aleati jonë më i madh në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore në treg është konsumatori shqiptar, pasi është ai që vlerëson punën tonë.  Për këtë arsye AKU është gjithmonë në funksion të nevojave dhe kërkesave të konsumatorit, me qëllim që ky i fundit, të konsumojë produkte ushqimore po aq të sigurta si çdo konsumator Europian

*Fjalimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, në nw konferencën e Parë Kombëtare të këtij institucioni.

SHKARKO APP