Gazeta zvicerane: Shqipëria po bëhet një Spanjë e re për turistët

Shqipëria aktualisht ndodhet në fazën turistike në të cilën infrastruktura i afrohet normales, por që rrallë kush e di këtë. Ngadalë atje mund të ngrihet një vend turistik i modelit të Spanjës.

Shqipëria, një destinacion i ri për hipikët”, mban titullin artikulli i publikuar në faqen e internetit të gazetës zvicerane “20 minuten”.

Hotele ndërkombëtare  në Shqipëri të thuash nuk ka. Por tashmë po vijnë ofertat e para paushalle:  Kompania turistike “Baumel Reisen” fillon këtë vit me katër ture përnjëherë.

“Jemi të kënaqur me numrin e rezervimeve”, thotë për gazetën menaxheri i saj, Serge Brunner, transmeton albinfo.ch.

Shqipëria tërheq ata që tashmë i njohin shumicën e vendeve të Evropës por që duan të shohin edhe diçka të panjohur ose të papritur për ta. Dhe sigurisht, diçka burimore, që do të thotë: brigje deti ende të pa mbuluara nga ndërtimet, plazhe të zbrazëta dhe çmime të ulëta në banesa familjare të lëshuara për turistë, pa minibar dhe pa meny kontinentale.

“ushqimi është regjional dhe i bërë vetë, nganjëherë edhe perimet janë nga kopshti i pronarit të banesës”, thotë Brunner. Kjo gjë është e mundur pasi që ende nuk ka turma turistësh.

“Shqipëria aktualisht ndodhet në fazën turistike në të cilën infrastruktura i afrohet normales por që rrallë kush e di këtë”, sqaron Brunner.  Ngadalë atje mund të ngrihet një vend turistik i modelit të Spanjës. Numri i turistëve nga viti 2014 në vitin 2016 është rritur nga një milion në 4.7 milionë, thotë Ministria e Ekonomisë e Shqipërisë, për ’20 minuten’.

SHKARKO APP