Gjendet për herë të parë në Filipine një specie e rrallë dhe enigmatike (VIDEO)
E vërteta e legjendës shekullore të “shipworm” gjigant duket se po konfirmohet nga shkencëtarët, të cilët kanë gjetur për herë të parë të gjallë një specie të tillë.
Specia është gjetur në Filipine.
BBC shkruan se krijesa ka një gjatësi prej 1.55 m dhe me një diametër 6 cm.
“Shipworm-i” gjigant kalon jetën e tij i mbështjellë në një guaskë të vështirë, i zhytur kokë-poshtë në baltë, ku edhe ushqehet.
Megjithëse për ekzistencën e tij është folur për vite me radhë, asnjë ekzemplar i gjallë nuk është studiuar deri më tani.
Pavarësisht nga emri, shipworm gjigant është në një njëjtën kategori me midhjet.
Specia e rrallë dhe enigmatike njihet ndryshe edhe si Kuphus polythamia.
Guaskat e tyre janë gjetur për shekuj me radhë, por “ne kurrë nuk kemi ditur si t’i gjejmë ata”, tha Daniel Dister, autori i raportit.
Një grup shkencëtarësh nga SHBA, Franca dhe Filipinet janë mbledhur për të gjetur pesë specie të tilla në gjirin detar të Mindanao-s në Filipine.
Dr. Distel që ruajti materialin gjenetik të krijesës së rrallë të oqeanit, tha se ky ishte zbulim i madh, por shkencëtarët janë duke mbajtur sekret vendndodhjen e saktë të species.
https://multimedia.guardianapis.com/interactivevideos/video.php?octopusid=12137994&format=video/mp4