Gjergj Filipi: Mjaft më me dyshime mbi INSTAT-in; ne do t’ju japim prova mbi seriozitetin e profesionalizmin tonë

Kreu i INSTAT-it, Gjergji Filipi, thotë në një intervistë dhënë Mustafa Nanos, që është publikuar e plotë në portalin "ResPublica.al", se institucioni që drejtohet prej tij do të binjakëzohet shumë shpejt me një institucion ndërkombëtar statistikash, që është me kredencialet më të larta të besueshmërisë. Ai nuk thotë emrin e këtij institucioni, por lë të kuptohet se procesi i binjakëzimit është në një fazë finale.

Më tej, Filipi pyetet lidhur me një keqkuptim që ka ndodhur këto dië mes INSTAT-it e disa organeve të medias mbi të dhënat e punësimit (kjo gjë është reftlektuar edhe në raportimet e ResPublica-s) .

Dhe ai saktëson se "publikimi yne i të dhënave të punësimit është online prej orës 11.00 të datës 10.12.2014, madje në disa formate, dhe i dërguar me email njëkohësisht tek të gjithë përdoruesit ku konfirmohen Rezultatet e Anketës së Forcave të Punës për Tremujorin e 3-të 2014. Përsa i përket një korrektimi të një qelize excel, për shkak të një mbivendosjeje teknike (pra procesi copy/paste i qelizës gjatë përditësimit të serverit online) as nuk vlen të diskutohet apo komentohet publikisht. Kushdo që ka sy e mendje, e kupton që është e pamundur që dy numra që i takojnë dy periudhave të ndryshme të punësimit të jenë totalisht identike."

Në fund ai bën një fotografi të pjesshme të ekonomisë sonë:

"Prodhimi bujqësor gjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2014 është rritur respektivisht me 3.1 % në tremujorin e parë dhe 3.18 % në tremujorin e dytë, ndaj të njëjtëve tremujorë të vitit të mëparshëm", "Eksporti i [prodhimeve bujqësore] ka shënuar një rritje prej rreth 13% gjatë 10-mujorit të vitit 2014 krahasuar me 10-mujorin respektiv të vitit 2013", "gjatë viteve 2009-2013 numri i emigrantëve të kthyer është 133 544 dhe ritmi i kthimeve është përshpejtuar pas vitit 2011, me 1,5 herë", "ka një rritje të indeksit të çmimeve të konsumit me 1.7% në terma vjetore" etj..

SHKARKO APP