Gjobat e makinave, ja si t’i rrëzoni vendimet e komisioneve në Gjykatë

Punonjësit e Policisë Rrugore tashmë janë të detyruar të heqin nga fjalori i përditshmërisë së tyre togfjalëshin “ik në gjykatë” në momentin që i vendosin gjobë për kundërvajtje apo e edhe për shkelje të tjera qytetarit. Është një udhëzim që rregullon këtë pjesë duke i deleguar kompetencë ankimi shkelësit deri në krye të Policisë Shtetit, si autoriteti më i lartë i kësaj policie.

Bashkë me këtë pjesë ekspertët e Policisë Rrugore kanë propozuar edhe një tjetër risi në këtë udhëzim që lidhet me drejtuesit e mjeteve me patenta të huaja, një ngërç i madh që ka shkaktuar jo pak probleme me të gjithë aktorët ndërsa leja e drejtimit mbetej nëpër dikastere dhe ambasada për muaj me radhë.

Nga Drejtoria e Policisë Rrugore tashmë vjen edhe fakti që patenta çdo qytetari i shkon pikërisht në vendin që ai dëshiron për të mundësua shmangien e burokracive, vonesave dhe pse jo edhe shpenzimeve të kota. Në udhëzimin që mban nr 292 të mes qershorit të këtij viti, mësohet se janë përcaktuar edhe mekanizmat se si do të funksionojnë ndryshimet, del udhëzimi i ri për kundërvajtësit rrugor. Qytetarët nuk do t`i drejtohen më gjykatës por organit epror në Policinë e Shtetit. Ndryshohet udhëzimi i dhjetorit të 2013­s. Tërheqja e patentës dhe si do të hetohet një aksident ndonëse burimet nga Drejtoria e Policisë Rrugore bënë me dije se ende nuk është plotësuar i gjithë kuadri i ndryshimeve pasi po punohet për këtë hap. Udhëzimi Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin e dhjetorit të vitit 2013, për mënyrën e evidentimit dhe shqyrtimit të kundërvajtjeve administrative, procedurat që ndiqen për masat administrative plotësuese, administrimi i gjobave dhe pasqyrat statistikore në fushë e Qarkullimit Rrugor. Kështu “për mënyrën e evidentimit dhe shqyrtimit të kundërvajtjeve administrative, procedurat që ndiqen për masat administrative plotësuese, administrimi i gjobave dhe pasqyrat statistikore në fushën e qarkullimit rrugor”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 1. “Evidentimi dhe shqyrtimi i kundërvajtjeve administrative”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Ndaj vendimeve të Organit Administrativ Shtetëror (OASH), kur nuk është bërë ankim në Gjykatë, mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit, në organin administrativ më të lartë për shqyrtimin e ankimeve, në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike.

Organi administrativ më i lartë, kur konstaton shkelje të procedurave ose mospërputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, në zbatim të Kodit të Procedurave Administrative, shprehet përfundimisht me vendim, si dhe i propozon drejtorit të Policisë Rrugore masat për përmirësimin e gjendjes apo dhe ato disiplinore për personat përgjegjës, sipas procedurave përkatëse disiplinore. Organi Administrativ më i lartë përbëhet nga kryetari dhe 2 anëtarë: Kryetari dhe anëtarët, propozohen nga drejtori i Policisë Rrugore dhe miratohen nga drejtori i përgjithshëm për sigurinë publike”.

Sqarimi

Tashmë qytetari që konteston veprimin e punonjësit të policisë, pra që nuk është dakord me gjobën e vënë nga ky efektiv, atëherë ai nuk ka nevojë më të shkojë në gjykatë, vend nga ku rrallë është zgjidhur ndonjë problem i këtij lloji por do t`iu drejtohet niveleve më të larta të policisë ku do të funksionojë organi qendror me një kryetar dhe dy anëtar të cilët sipas të dhënave do të jenë persona të lëvizshëm, në një harkut kohor të caktuar me qëllim për të shmangur korrupsionin. Megjithatë nëse gjykata vononte në dhënien e një vendimi dhe në fakt për qytetarët nuk është se rezultoi të ishte zgjidhja e duhur e një problemi që policia, prokuroria dhe gjykata kanë qenë thuajse të unifikuara kundër të gjobiturit, fakt që uli edhe besueshmërinë e kundërvajtësve, edhe kjo risi duket se do të çojë drejt të njëjtit personifikim të humbjes së qytetarit. Megjithatë, sipas ekspertit dhe sot drejtuesit të Policisë Rrugore në vend, Mitat Tola, ndërhyrja është bërë vetëm në favor të qytetarit dhe se sipas tij do të arrihet në një rregullim të problemit të orvatjeve pas kërkimit të së drejtës së tyre, raporton Shekulli.

Ku do të merren patentat e huaja dhe si ndryshon hetimi i aksidenteve

“Në rastet kur drejtuesi i mjetit është shtetas shqiptar me banim jashtë vendi apo shtetas i huaj me aktivitet në Shqipëri dhe afati kohor i pezullimit të lejedrejtimit si më sipër është më i shkurtër se sa afati i qëndrimit apo ushtrimit të aktivitetit në Shqipëri (gjithmonë më pak se një vit), mbi bazën e kërkesës së drejtuesit të mjetit, Sektori i Policisë Rrugore dërgon menjëherë lejen e drejtimit së bashku me kërkesën e paraqitur në OASH, e cila ndjek të njëjtat procedura si për lejet e drejtimit të vendit, për administrim dhe kthim pas përfundimit të afatit të pezullimit”. Kjo është pika në të cilën është ndërhyrë që qytetari të mos lëvizë nga një vend në tjetrin për të marrë lejen e drejtimit por ti shkojë ku të jetë ai dhe të shmangen të gjitha procedurat e dikurshme të cilat kalonin nëpër një sërë burokracirash. Megjithatë edhe për këtë ndryshim, ekspertët kanë një afat të përcaktuar kohor, ndërsa do të operohet konform të gjitha rregullave në lidhje me gjobat administrative edhe për shkelësit që rezultojnë me leje drejtimi të huaj. “Hartimin e pasqyrave statistikore” Nga strukturat rajonale dhe vendore të Policisë Rrugore plotësohen çdo 1 (një) muaj dhe çdo 3 (tre) muaj pasqyrat e përcaktuara (sipas seksioneve dhe si sektor). Të dhënat statistikore për plotësimin e pasqyrës model 1/ MA, nr. 9, sigurohen përmes sistemit E­gjoba dhe regjistrave përkatës dhe plotësohen nga specialisti i përpunimit të dokumenteve në sektor të DPV­së (Drejtorisë së Policisë Vendore), ose specialisti i verifikimit të shkeljeve administrative dhe analizës në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, të cilat firmosen dhe nga shefi i seksionit. Pasqyrat plotësohen në dy kopje; një kopje administrohet në sekretarinë e DPV­së, ndërsa kopja tjetër dërgohet në mënyrë elektronike brenda datës 2 (dy) dhe zyrtarisht brenda datës 5 të muajit pasardhës, në Drejtorinë e Policisë Rrugore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë Publike”.

Ndërsa në lidhje me pasqyrën e aksidenteve rrugore sipas llojit të rrugës, vendit, kushteve e shkaqeve, plotësohet nga specialisti për hetimin e ngjarjeve në qarkullim në sektor të DPV­së ose specialisti i verifikimit të shkeljeve administrative dhe analizës në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, mbi bazën e informacionit të marrë prej formularit të “Raportit të aksidentit rrugor i miratuar me vendim nr. 153, datë 7.4.2000, të Këshillit të Ministrave. Ky formular plotësohet në çdo rast nga oficeri i Policisë Rrugore që kryen veprimet në vendngjarje (me atributet e policisë gjyqësore), i cili është përgjegjës për plotësimin e saktë dhe të plotë të të gjitha rubrikave (33 rubrika) që përmban raporti. Formulari kontrollohet e kundërfirmohet nga shefi i seksionit ku është efektiv oficeri i Policisë Rrugore që ka kryer veprimet në vendngjarje dhe dorëzohet brenda 24 orëve te specialisti i verifikimit të shkeljeve administrative dhe analizës në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë ose te specialisti për hetimin e ngjarjeve në qarkullim, në sektor të DPV­së, sipas përkatësisë territoriale të vendit të ngjarjes. Dorëzimi i formularit bëhet vetëm duke nënshkruar në regjistrin përkatës (model AIS).

Specialisti për hetimin e ngjarjeve në qarkullim/ose specialisti i verifikimit të shkeljeve administrative dhe analizës në Komisariatin e Tiranës, menjëherë bën regjistrimin e aksidentit në “Bazën e të dhënave” në programin e instaluar në kompjuterët lap­top të shpërndarë për funksionimin normal të këtij programi. Të dhënat e aksidenteve të marra prej formularit të “Raportit të aksidentit rrugor” dërgohen online çdo ditë në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Brenda datës 5 të muajit pasardhës së bashku me pasqyrat e tjera dërgohen zyrtarisht në Drejtorinë e Policisë Rrugore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë Publike, 1 kopje e formularëve të “Raportit të aksidentit rrugor”, ndërsa origjinali i çdo formulari administrohet sipas përkatësisë, në sekretarinë e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë ose Sektorin e Policisë Rrugore të Qarkut”!

SHKARKO APP