Gonxhja poston pamjet: Natë unike në sheshin shekullor të Dhërmiut, bashkohen historia dhe muzika

Fustanella Festival është një nismë e organizatës REK, që vjen si bashkëpunim me Tunel Terrace dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ndalesa e këtij viti ishte sheshi i Dhërmiut, ku prej disa ditësh, artistët janë shfaqur para të pranishmëve, por edhe pushuesve vendas dhe të huaj.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja teksa ka ndarë pamje për ndjekësit në Facebook, thotë se bëhet fjalë për një mbrëmje plot emocione, ku historia dhe muzika u bashkuan nën qiellin e gushtit, me performancën e paharrueshme të Elina Duni dhe Rib Luft. ”Një natë unike në sheshin shekullor të Dhërmiut, ku tingujt e Mesdheut, Ballkanit dhe Jazz-it u shkrinë në një udhëtim muzikor të veçantë”, tha Gonxhja.

Në këtë “takim” të Fustanella Festival, Elina Duni dhe Rob Luft rrugëtuan në një udhëtim muzikor magjik midis Mesdheut, Ballkanit dhe Jazz-it. Këtë verë midis skajeve të Alpeve Zviceriane, Keshtjellave të Polonisë dhe Rumanisë, Çarshive të Kosovës dhe Amfiteatrove Antikë të Greqisë, ata u ndalën edhe te ky shesh shekullor i Dhërmiut për një natë të paharrueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?