Hodhën vezë drejt Ramës, reagon Balla: Të paguar, janë persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestën e disa personave ndaj kryeministrit Edi Rama në New York, ku i hodhën edhe vezë. Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka hedhur akuza ndaj disa prej protestuesve, duke pretenduar se ata nuk përfaqësojnë komunitetin shqiptaro-amerikan dhe se janë paguar për të protestuar kundër kryeministrit.

Ai pretendon se personat që shfaqen në protestat kundër Ramës “nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarët e Amerikës” dhe se “janë paguar” për të marrë pjesë në këto protesta. Në pamjet e publikuara nga protestat shihen disa persona duke brohoritur kundër Ramës, ndërsa në një moment janë hedhur edhe vezë në drejtim të tij.

”Këto tre katër sorra që shfaqen kudo të njëjtët, njëri prej tyre një M.M. i njëjti edhe para dy vitesh në New York edhe në Londër, pastaj në Bulevard me ditë të tëra, janë persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari. Nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarët e amerikës, janë paguar për turpin e tyre për të ardhur këtu. Ndërsa Kryeministri Rama mbron në New York çlirimtarët dhe flet për Shqipërinë Europiane, këta i bëjnë hyzmetin atyre që i paguajnë. E thjeshtë prej kujt i marrin urdhërat. P.s. Shikojeni dhe reagimin e policisë amerikane, meqë kritikoni Policinë e Shtetit”,-shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 426 (9.8%)
Jo 3906 (90.2%)

Vota totale: 4332