Horoskopi, 15 prill 2017
Dashi 21/3 – 20/4
Pavarësisht gjithë rrethanave e shtuna do jetë mjaft pozitive në shumë drejtime. Saturni do të ketë ndikim pozitiv dhe do ju ndihmojë që t’i vini gjërat në vijë. Financat do jenë si zakonisht. Shëndeti i mirë.
Demi 21/4 – 21/5
Në familje, ashtu si dhe në punë do të keni mundësi të shumta, për të mos thënë fat, për të zgjidhur probleme të ndryshme. Beqarët do gjejnë një person impresionues me të cilin mund të fillojnë një lidhje.
Binjakët 22/5 – 21/6
Gjatë kësaj dite do e keni të vështirë të hiqni dorë nga kënaqësitë e jetës. Beqarët do argëtohen pa fund me personat që do takojnë dhe ka mundësi të ndihen gati edhe për t’i çuar gjërat më tej me ta.
Gaforrja 22/6 – 22/7
Kjo është dita perfekte për të nisur një rrugë të re në çfarëdo sektori. Marsi dhe Saturni do të kenë Rol mbrojtës tek ju. Buxheti më në fund do ekuilibrohet. Kujdesuni pak më tepër për shëndetin.
Luani 23/7 – 21/8
Kjo është shenja më e favorizuar e ditës. Urani dhe Marsi do ju japin mbështetje maksimale në çdo drejtim. Me yjet në favorin tuaj, vështirë se do gaboni.
Vigjëresha
Nuk do jetë një nga ditët tuaja më të mira, kështu që pranojeni idenë. Bëni mirë të bindni veten se çdo situatë është kalimtare dhe se do i’a dilni. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë.
Peshorja 24/9 – 23/10
Dita e shtunë paraqitet mjaft e mirë. Partneri/ja mund të ndihet në siklet nga mënyra juaj e të vepruarit. Në planin financiar do jeni të kujdesshëm me shpenzimet.
Akrepi 24/10 – 22/11
E shtuna do të nisë në mënyrë entuziaste. Këshillohet që të mos neglizhoni një takim të këndshëm që e keni lënë pas dore prej kohësh. Me partnerin/en do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet.
Shigjetari 23/11 – 22/12
Dita do të nisë disi me ritme të ngadalta, ku e shtuna nuk do të jetë në ritmet e duhura. Venusi, Urani dhe Marsi do të ndikojnë negativisht në shenjën tuaj.
Bricjapi 23/12 – 20/1
Dita do të jetë mjaft e mirë dhe pa angazhime të shumta. Në dashuri, mundohuni të befasoni partnerin/ en. Kryefjalë e ditës është “ndryshimi”. Për financat duhet të jeni shumë të kujdesshëm.
Ujori 21/1 – 19/2
Në këtë të shtunë yjet ju buzëqeshin. Ndikimi pozitiv i Diellit, Saturnit dhe Neptunit do ua bëjë rrugën të bardhë. Financat do jenë në ditën e tyre më të mirë, prandaj mund të bëni edhe shpenzime.
Peshqit 20/2 – 20/3
Nën ndikimin pozitiv të yjeve do arrini të bindeni dhe të jeni bindës lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ndjenjat dhe dëshirat. Financat do vijnë duke u përmirësuar.