Horoskopi, e martë 25 prill 2017

Dashi 21/3 – 20/4

Marsi në kundërshti të plotë me Diellin do e bëjë këtë ditë shumë stresuese. Do të zgjidhni të gjitha problemet financiare e rrjedhimisht do jeni të ngarkuar me stres. Bëni kujdes nga mashtrimet.

Demi 21/4 – 21/5

Yjet do të qëndrojnë gjithnjë e më larg shenjës tuaj, por frytet e dëshiruara do i japë në fushën e ndjenjave. Mundohuni që të përfitoni, pasi do lëviz gjërat që keni dëshiruar.

Binjakët 22/5 – 21/6

Gjatë pasdites së të martës, Hëna do të hyjë në shenjën tuaj. Horoskopi parashikon një përfshirje të madhe emocionale, për dikë që e keni shumë pranë. Për momentin, nuk këshillohen hapat e guximshëm.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Për shkak të Diellit në pozicion të kundërt me Marsin, mund të keni vështirësi në raportet sociale. Në aspektin profesional do të merrni në dorë një projekt të ri.

Luani 23/7 – 21/8

Kjo ditë do jetë e veçantë dhe e mbushur me ngjarje të shumta, ndaj këshillohet të dëgjoni këshillat e mira dhe ndihmën që do ju ofrohet. Ditën e sotme dhe do e mbyllni me buzëqeshje.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Kjo e martë do të jetë një ditë pozitive dhe shumë më e mbushur nga sa e prisnit. Shijojeni ditën me njerëzit tuaj të afërt. Kujdes bëni me ushqimet të cilat mund t’ju sjellin shqetësime me shëndetin.

Peshorja 24/9 – 23/10

Do të keni jo pak gjëra për të vënë në rregull. Do të arrini të listoni prioritetet e ditës dhe në fund të saj do të jeni të kënaqur. Hëna do të ketë rol mbështetës ndaj jush. Financat do i keni nën kontroll.

Akrepi 24/10 – 22/11

Dita do të jetë e shkëlqyer, e nisur mbarë dhe e përfunduar me kënaqësi. Çiftet duhet të lënë mënjanë impenjimet dhe të shijojnë një drekë me njeriun e zemrës.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Marsi do të ketë një pozicion të brishtë ndaj Hënës dhe do dhurojë një ditë pa tepri emocionale. Njerëzit e familjes i keni lënë pas dore, tregojuni atyre se sa shumë i doni.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Marsi do të arrijë të lëkundë trekëndëshin me diellin dhe Venusin. Horoskopi këshillon që t’i mbani larg njerëzit fals. Nëse jeni në kërkim të një lidhjeje bëni ftesa, e po ashtu as mos refuzoni.

Ujori 21/1 – 19/2

Hëna në trekëndësh me Diellin dhe Venusin, do arrijë t’iu dhurojë kurajo dhe stimul gjatë gjithë ditës. Çdo detyrë do të jetë më e lehtë për tu përballuar në një atmosferë të qetë.

Peshqit 20/2 – 20/3

Kjo do të jetë shenja më e favorizuar e ditës, dhe e marta do të garantojë lumturi dhe fat në shenjën tuaj. Efektet pozitive do të dhurojnë një ditë ëndrrash.

SHKARKO APP