Horoskopi i dashurisë, 21 prill

Dashi – Lëvizja e trupave qiellorë mund të zbulojë një faj, i cili ishte i fshehur nga një prej partnerëve, megjithatë kjo mund të zgjidhet nëse do të komunikoni me njëri- tjetrin. Kërkoni mendim nga miqtë.

Demi –  Edhe nëse jeni të inatosur me partnerin, sot do të keni mundësi ta qetësoni atë duke i falur dashuri. Një ide e mirë është të organizoni një mbrëmje romantike dhe gjithçka do të rregullohet.

Binjakët – Marrëdhënia juaj kohët e fundit duke sikur është bërë monotone, por mos u shqetësoni. Sot do të kuptoni se ka qenë diçka kalimtare dhe partneri juaj do iu tregojë se ka ende dashuri.

Gaforja – Sot do të takoheni me dikë që kurrë nuk keni menduar se do përballeni përsëri në jetën tuaj. Bëni kujdes pasi ky takim është paralajmërues dhe keni rastin më të mirë për tu qartësuar me veten nëse doni të keni një marrëdhënie me këtë person apo jo.

Luani – Kohët e fundit jeni të çorientuar, prandaj merrni disa këshilla për të vendosur njëherë e përgjithmonë çfarë do bëni me marrëdhënien tuaj. Diskutimi me dikë me përvojë në këtë fushë mund t’ju ndihmojë të vendosni se cilët duhet të jenë hapat e ardhshëm.

Virgjëresha –  Jeni shumë kritikë ndaj partnerit dhe mezi prisni momentin për të debatuar. Tregohuni t ë kujdesshëm nëse nuk doni ta humbisni atë. Lerjani kohës të tregojë nëse jeni bërë për njëri- tjetrin apo jo.

Peshorja – Sot keni hyrë në mendime të thella për partnerin. Bëni të mirë të mos e lodhni shumë veten, pasi nuk do gjeni zgjidhje. Komunikoni më shumë me partnerin.

Akrepi – Sot partneri është me humor, prandaj mos ja prishni ditën edhe pse keni shumë për të folur. Gjeni një moment tjetër dhe shijoni ditën bashkë duke shëtitur.

Shigjetari – Ndonjëherë mënyra e vetme për të dalë nga një situatë e vështirë është që të merrni ndihmën e një pale të tretë. Flisni më një mik dhe keni për të parë që do iu qartësojë mendimet para se të merrni vendime të nxituara. Partneri do ju mbështesë.

Bricjapi – Partneri kohët e fundi po ju manipulon në lidhje me ndjenjat tuaja. Përfitoni nga koha që ai nuk është pranë jush për të zbuluar diçka më tepër. Qëndroni larg telasheve.

Ujori – Askush nuk është i përsosur, prandaj bëni mirë të jeni më tolerantë. Rregulloni sjelljen tuaj dhe tregojini partnerit se ai ka një vend të rëndësishëm në jetën tënde.

Peshqit – Mos u shqetësoni nëse do merrni vesh disa lajme, përpiquni t’i kaloni me sportivitet. Bëni durim dhe gjithçka do të shkojë në vendin e vet. Darka do të jetë surprizuese.

SHKARKO APP