Horoskopi javor, 10-17 prill 2017

Dashi
Këtë jave do bëni te pamundurën ju te dashuruarit qe ta bëni partnerin te ndihet me mire dhe t’i harroje te gjitha problemet qe keni kaluar. Do jeni me liberale dhe me te kuptueshëm. Beqaret me shume gjase do kalojnë ne ekstaze pas një takimi qe do realizojnë ditën e mërkurë. Me shpenzimet vazhdoni te jeni sa me te kujdesshëm qe te mundeni sepse çdo gabim i vogël sot mund te sjelle pasoja te renda nesër.Shëndeti here pas here mund te ketë edhe shqetësime dhe probleme. Këshillohuni me specialistet sa me pare qe te mundeni. Ne pune do gjendeni përballë vështirësive dhe pengesave te mëdha. Ndonjëherë do ju duket edhe sikur gjithçka do ndalet ne jetën tuaj. Ne familje do mbizotërojë klima e ngrohte.

Demi
Nuk do keni as debate, as tension dhe as mosmarrëveshje sado te vogla ne jetën tuaj ne çift. Kjo do jete edhe për ju një jave e begate. Beqaret ditët e para do e vuajnë paksa vetminë, por pas te premtes çdo gjë ka për te ndryshuar. Një person special dhe me shume bote do behet pjese e jetës se tyre. Ne planin financiar vështirësitë do marrin fund dhe gjendja do filloje te normalizohet duke filluar nga e marta.Shëndeti nuk do jete aspak ashtu siç ju e keni ëndërruar. Do keni shqetësime nga barku, shpina, veshi dhe sytë. Ne pune do fitoni me tepër autonomi dhe do arrini atje ku dëshironi edhe pse vetëm. Jeta familjare nuk do jete shume e mire kështu qe kujdes me çdo fjale qe do thoni.

Binjakët
Jeta juaj ne çift nuk do ketë asnjë lloj ndryshime gjate kësaj jave. Çdo gjë do jete rutine, por nga ana tjetër nuk do keni për çfarë te ankoheni sepse partnerin do e keni ne krah gjithë kohës. Beqaret duhet t’i japin fund imagjinatës se tepruar sepse përveçse do lëndohen e do zhgënjehen, nuk do fitojnë asgjë me shume. Financat do përballen here pas here me vështirësi te mëdha.Nuk do jeni te logjikshëm me shpenzimet dhe kjo do ju rrënojë. Shëndeti do mbetet i kënaqshëm ne çdo moment sepse gjate gjithë kohës do dini si te kujdeseni për veten tuaj. Ne pune nuk do jeni aspak realiste dhe mund te bëni gabime te pafalshme. Ne familje duhet te flisni me hapur me njeri-tjetrin ne mënyrë qe klima te ngrohet.

Gaforrja
Jave goxha e trazuar do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do i bëni mire llogarite dhe shpesh do thoni gjerat te gabuara përkundrejt atij qe keni ne krah. Rikthehuni sa me pare ne realitet qe te mos lëndoheni. Beqaret vërtet do mërziten pak ditët e para, por te shtune kane për te gjetur dashurinë e madhe. Buxheti do përballet me sfida te vështira dhe ne disa momente madje do ju duket vetja sikur keni rene ne humnere.Kërkoni ndihme sa me pare sepse vete nuk do ja dilni dot. Shëndeti do jete i mire. Do jeni energjike mjaftueshëm dhe nuk do keni as shqetësime nga bajamet tuaja kronike. Ne pune duhet te reflektoni disa here para se te veproni qe te mos përballeni me probleme. Familja normale.

Luani
Jave e tensionuar do jete kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do gjendeni shpesh neper udhëkryqe dhe nuk do dini çfarë te bëni. Te gjitha gabimet e se shkuarës do peshojnë tek e ardhmja juaj. Beqaret do afrohen me disa persona jo shume te pashëm, por me një bote shpirtërore te adhurueshme. Nga emocionet qe do ju krijojnë mund te bëjnë edhe projekte mbi te ardhmen.Buxhetin do dini gjithmonë si ta organizoni dhe si ta keni nen kujdes. Ne këtë sektor nuk do ndodhe as problemi me i vogël. Shëndeti fizik do jete i mire, ndërkohë qe ai moral do lere goxha për te dëshiruar. Praktikoni me tepër yoga. Ne pune do jeni guximtare dhe ambicioze kështu qe do arrini atje ku doni. Familja do jete mbështetëse.

Virgjëresha
Jave e mbushur me momente interesante dhe emocione te njëpasnjëshme do jete kjo. Ne disa momente çdo gjë do jete aq magjike saqë emocionet do shtohen fuqishëm. Beqaret nuk do takojnë dot personat qe kane ëndërruar dhe nuk do guxojnë te hedhin as hapa. Buxheti me ne fund do ekuilibrohet ndjeshëm dhe nuk do e keni problem te kryeni as investime.Shëndeti duhet pasur paksa me ne vëmendje se me pare sepse disa do kenë organizma te ndjeshëm dhe mund te helmohen lehtësisht nga disa ushqime. Ne pune do triumfoni dhe do ndiheni me krenare se kurrë për veten tuaj. Jeta familjare do jete e jashtëzakonshme edhe për ata qe kane pasur me pare mosmarrëveshje.

Peshorja
Nuk do vini asgjë tjetër para harmoninë çift ketë jave ju te dashuruarit dhe për këtë gjë madje mund te debatoni edhe me disa familjare. Do jeni te vendosur ta shfrytëzoni ne maksimum çdo moment. Beqaret, te nxitur nga Marsi, do kenë veçse tërheqje seksuale për disa persona dhe asgjë me shume. Disa mund te flirtojnë ose mund te kenë edhe ndonjë aventura kalimtare.Ne planin financiar fati do jete gjate gjithë kohës ne anën tuaj dhe me ne fund te gjitha problemet qe keni pasur do gjejnë një zgjidhje. Shëndeti do jete dinamik dhe do ndiheni gjithë kohës te relaksuar. Ne pune mund te keni rritje gradash ose page dhe do ndiheni me mire. Marrëdhënia me familjaret do jete disi e ftohte.

Akrepi
Këtë jave do i përkushtoheni me mish e me shpirt atij qe keni ne krah dhe do doni qe te qëndroni çdo sekonde pranë tij. Ditët e mbushura me emocione nuk do jene te pakta. Beqaret do kenë qe ditët e para takime ne dukje te bukura, por “xixat” nuk do qëndrojnë gjate ne qiell. Financat nuk do ndikohen negativisht nga yjet, por do jeni ju ata qe do kryeni shpenzime te mëdha dhe nuk do mendoni për te nesërmen.Shëndeti do jete gjate gjithë kohës dinamik. Edhe ata qe vuajnë nga sëmundje kronike do ndihen shume me te qete. ne pune çdo dite do jete e njëjte dhe nuk pritet ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Mundohuni vetëm qe te mos i besoni verbërisht kujtdo qe do iu dale para. Ne familje klima do jete e ngrohte.

Shigjetari
Nëse jeni ne një lidhje, këtë jave vetëm do ëndërroni gjate gjithë kohës dhe nuk do keni guxim te bëni diçka ndryshe dhe me emocionuese. Mos prisni gjithmonë nga te tjerët. Beqaret kane për te pasur një nga periudhat me te bukura dhe me te veçanta për sektorin e ndjenjave. Zemra do iu rrahe fort dhe fjalët do dalin natyrshëm.Nëse buxhetin e menaxhoni gjithë kohës me kujdes dhe largpamësi, gjendja nuk do jete aspak e keqe. Shëndeti nuk do ketë asnjë lloj problemi, madje ne disa momente do ndiheni edhe me energjike e ne forme si kurrë me pare. Ne pune me te favorizuar do jene ata qe punojnë privatisht dhe nuk varen nga askush tjetër. Jeta familjare do jete e mire.

Bricjapi
Marrëdhënia juaj ne çift do përmirësohet tej mase gjate gjithë kësaj jave. Çdo dite e me shume do i shprehni ndjenjat përkundrejt partnerit dhe nuk do ngurroni për asnjë çast te përgatisni edhe surpriza. Beqaret nuk do kenë aspak komplekse dhe do e joshin cilindo qe do pëlqejnë. Nga mesi i javës për disa do ndryshoje rrjedha e jetës. Financat nuk do jene aspak ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe shmangni çdo lloj investimi sepse mund te mbeteni pa para.Shëndeti here pas here do ketë disa tronditje te vogla, te cilat do ju detyrojnë te merrni masa strikte. Ne pune ne tërësi gjerat do ju ecin mire përveç ndonjë momenti kur nuk do dini mire çfarë hapash te hidhni. Gjithsesi koleget do i keni ne krah. Jeta familjare do jete e qete.

Ujori
Edhe pse do jeni goxha te ngarkuar me pune gjate kësaj jave, duhet te gjeni pak kohe për t’ia përkushtuar partnerit. Po e late atë shume pas dore do e mërzisni dhe ai do kërkojë dike tjetër. Beqareve do ju ndodhe një mrekulli qe nuk e kishin menduar me pare. Për ta çdo gjë ka për te qene fantastike pas te martës. Financat do kenë përmirësime fale fitimit te ndonjë lotarie te majme.Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Here pas here lodhja dhe stresi do ju bëjnë te jeni pa fuqi. Ne pune do jeni plot e përplot me projekte te mëdha. Asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur ne këtë sektor, përkundrazi arritjet do jene me te mëdha nga sa mendonit, Jeta familjare do ketë vetëm çaste te lumtura.

Peshqit
Nëse kohet e fundit keni pasur probleme apo debate ne jetën tuaj ne çift është mire qe këtë jave do jeni sa me te kujdesshëm dhe te gjeni mënyra për t’i zgjidhur. Me inat, kokëfortësi dhe mospranim te të metave nuk do arrini askund. Për beqaret ka mundësi te ndodhe një takim i rëndësishëm, por me mire do jete te mos i përshpejtoni gjerat ne mënyrë qe mos lëndoheni.Sektori i financave do favorizohet edhe fale një shume te majme qe do merrni nga një projekt i madh. Shëndeti duhet pasur me tepër kujdes. Ka rrezik qe këtë jave te ketë ndonjë aksident te vogël. Ne pune do jeni shume strikte, te kujdesshëm dhe cilido qofte sektori do keni vetëm arritje. Edhe jeta familjare do jete e ngrohte./

SHKARKO APP