Horoskopi për ditën e sotme, 13 prill 2017
Dashi
Shumë kërkesa që nuk presin rrezikojnë t’ju vënë përposh. Keni dëshirë t’ua përmbushni dëshirat të tjerëve, por nuk mund të jeni i pranishëm me të gjithë. Gjeni ekuilibrin e duhur, duke u udhëhequr nga instinkti dhe nga mirëkuptimi.
Demi
Nëse është e vërtetë se mjafton të doni për ta bërë diçka, është gjithashtu e drejtë të thuash se të vazhdoni në drejtimin e gabuar, ju bën të humbni shumë nga koha juaj e vyer. Mund të keni nevojë për një ndihmesë, por nuk duhet ta pranoni nëse do të kishit një përgjigje të tipit “a të thashë”.
Binjakët
Me mbështetjen e Venusit, mendimet tuaja do të jenë më pak të turbullta dhe mund të ndriçoni të gjitha zonat e errëta që ju trembnin. Në fund të fundit, kjo është edhe për të mirën tuaj. Nëse partneri ju kërkon pak kohë, jini në dispozicion menjëherë.
Gaforrja
Mund të synoni një objektiv të rëndësishëm, falë bashkëveprimit të Saturnit dhe Neptunit dhe një optimizmi të fuqishëm. Por t’i kesh shpatullat të ngrohta nga fati nuk është e gjitha. Mos u mburrni, por vazhdoni të qëndroni të përqendruar në veprimtarinë tuaj.
Luani
Disa dyshime rrezikojnë që të mos ju lënë të flini i qetë. Por herët a vonë e vërteta del në shesh dhe më në fund do të qetësoheni. Nëse doni t’i jepni fund një lidhjeje që nuk ju përmbush më, mendojeni mirë, më pas veproni.
Virgjëresha
Dielli dhe Hëna ju japin shumë paralajmërime, që ju ndërkaq i shpërfillni ose bëni sikur nuk i shikoni. Megjithatë duhet t’i hapni sytë. Jini të vëmendshëm dhe mos u gënjeni. Nuk do t’ju pëlqente fare që dikush të tallej me ju.
Peshorja
Në këtë moment mund të keni më shumë pretendime ndaj kolegëve, por edhe nga vetja nëse doni të arrini objektivat e vendosur. Përdorini të gjitha mjetet që keni në dispozicion për ta çuar anijen në port: ia vlen me të vërtetë barra qiranë.
Akrepi
I vetmi defekt i juaji i vërtetë mund të jetë gjendja e lëvizshme emocionale, por me sa duket në disa raste duhet të kapësh momentin dhe të mos presësh. Pretendentët janë të shumtë dhe koha në dispozicion mund të mbarojë. Vendosni pa humbur kohë!
Shigjetari
Përpara se të bëni bilancin e humbjeve, mendoni mbi të gjitha të merrni veten pa pasur pendime dhe paragjykime, që nuk i bëjnë kurrë mirë një marrëdhënieje. Mund të bëni edhe më shumë, por ndoshta problemi është se nuk doni që të vazhdojë historia.
Bricjapi
Nëse në të shkuarën taktika që keni përdorur gjatë aktiviteteve ka funksionuar, mos e ndryshoni pikërisht tani pasi mund të humbisni kontrollin e situatës. Nuk ju duhet të improvizoni, thjesht ndiqni logjikën tuaj të fortë dhe të pakundërshtueshme.
Ujori
Të shfaqeni të freskët dhe të ripërtërirë pas një mbledhjeje të gjatë dhe të lodhshme nuk është e lehtë. Por ju, të fuqishëm nga energjia juaj e pashterueshme, do t’ia dilni edhe pas kësaj. Mos u shqetësoni shumë nga opinioni i të tjerëve dhe vazhdoni të ecni përpara në rrugën tuaj.
Peshqit
Nëse po shqyrtoni mundësinë për udhëtim, për argëtim apo për punë, mos u ktheni mbrapa. Parashikohen përvoja shumë interesante në vijim! Mund të pasuroni bagazhin tuaj kulturor me njohje dhe njohuri të reja. Me të vërtetë shumë mirë.