Horoskopi për ditën e sotme, 19 prill 2017
Dashi 21 Mars – 20 Prill
Nëse do t’i besoni ndonjë rastësie të fatit, do të arrini të mos e ngadalësoni ritmin e punës. Ndoshta fati do të ndërhyjë! Edhe pse jo gjithmonë ia dilni të qëndroni në një hap me kolegët tuaj, mos u shqetësoni. Keni shumë aftësi të pashfrytëzuara.
Demi 21 Prill – 20 Maj
Pas një mëngjesi të qetë, bashkëveprimi i planetëve që nuk ju favorizojnë shumë, mund t’ju shkaktojnë pak bezdisje. Është mirë të përgatiteni për një mbrëmje jo të qetë. Mbyllni derën dhe ndizni televizorin për t’u argëtuar ndopak. Por në fund gjithçka do të shkojë mirë.
Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Së shpejti do të ndiheni të inkurajuar dhe të qetë, duke qenë se do të gjeni, më në fund, zgjidhjen e një çështjeje që po ju shqetësonte prej kohësh. Me të fituar qetësinë, mund edhe të tentoni të rifilloni një lidhje të vjetër.
Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Lejojini vetes një pasdite të paqtë, për qetësi absolute. Pozicionimi i Hënës në lidhje me Mërkurin gjatë mbrëmjes, mund të bëjë që t’ju krijohet një gjendje nervozizmi. Mos i shmangni të tjerët, por gjithashtu jepini vetes disa momente qetësie duke qëndruar vetëm.
Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Të ngadalësuar nga pozicionimi hënor, ju mungon shpejtësia për të tejkaluar kundërshtarin tuaj si dhe për të fituar kështu një avantazh të konsiderueshëm ndaj tij. Do të jetë një përballje e fuqishme, por ajo që është e sigurt është se nuk do ta shisni kurrsesi lirë lëkurën tuaj.
Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shator
Disa çështje burokratike do t’ju mbajnë të tensionuar. Duhet të mësoni t’i menaxhoni duke pasur më shumë zotërim mbi ato aspekte që mund t’ju shkaktojnë tensione. Në vend që të lejoni që t’ju kapë ankthi, përkushtojuni një veprimtarie tjetër.
Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Në të kaluarën jeni tërhequr për të qenë vetëm, ndërsa tashmë keni dëshirë të zbaviteni në grup, duke pranuar çfarëdolloj ndryshimi. Ndryshojini pikëpamjet tuaja për t’iu përshtatur atyre të partnerit tuaj, nëse nuk janë të njëjta.
Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Mund të synoni një objektiv të rëndësishëm, falë bashkëveprimit të Saturnit dhe Uranit dhe një optimizmi të fuqishëm. Por t’i kesh shpatullat të ngrohta nga fati nuk është e gjitha. Mos u mburrni, por vazhdoni të qëndroni i përqendruar në veprimtarinë tuaj.
Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Duhet të jetoni më shëndetshëm dhe të keni një stil jete të qetë, për të shmangur stresin dhe trysninë, që po ndikojnë në mirëqenien tuaj. Nuk është e vështirë të bësh aktivitet fizik, por nevojitet të sforcoheni për të qëndruar në formë.
Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Nxitjet janë, edhe pse ndoshta nuk vijnë nga ana që pritej. Nuk mund të prisni gjithmonë përsosmërinë në çdo gjë! Nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet, analizoni njëherë veten përpara se të fajësoni personin e parë që ju del përpara.
Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Në këtë moment mund të keni më shumë pretendime ndaj kolegëve, por edhe nga vetja nëse doni të arrini objektivat e vendosur. Përdorini të gjitha mjetet që keni në dispozicion për t’ia dalë mbanë: ia vlen me të vërtetë barra qiranë.
Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Ndoshta jeni pak i shkujdesur apo jeni duke menduar për gjëra të tjera, dhe nuk i kushtoni rëndësi asaj që jeni duke bërë. Përpiquni të jetoni në të tashmen. Çdo çast është i vyer dhe nuk duhet ta çoni dëm duke parë nga e kaluara.