I moshuari në protestën përballë Kryeministrisë: Ne duam t’ia kalojmë rajonit! Rama hap konsullatë serbe në Shkodër

Protesta kundër qeverisë vijon në Tiranë në ditën e 75-të, ndërsa nuk kanë munguar deklaratat e forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës. Një qytetar i moshuar, pjesëmarrës në tubim, tha se në protestë janë përfaqësues të shtresave të ndryshme të shoqërisë, duke pretenduar se mes tyre ka edhe socialistë të zhgënjyer.

Ai bëri thirrje për një pjesëmarrje më të gjerë, veçanërisht nga intelektualët, ndërsa kritikoi situatën ekonomike, nivelin e pensioneve dhe pagat e deputetëve. Sipas tij, Partia Socialiste po përballet me një krizë dhe vetëm një pjesë e vogël e anëtarëve të saj, sipas pretendimit të protestuesit, kanë mbetur “të papërlyer”.

Kritikat e tij u shtrinë edhe te mënyra e qeverisjes së vendit. Protestuesi akuzoi kryeministrin për lidhje me interesa mafioze dhe e kritikoi për orientimin politik ndaj Lindjes, duke përmendur edhe marrëdhëniet me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. “Ne jemi perëndimorë dhe duhet të bëjmë shtet”, deklaroi ai, duke kërkuar një shtet funksional dhe më të zhvilluar. Në përfundim, qytetari bëri thirrje për vijimin e protestës dhe mbylli deklaratën e tij me thirrjen: “Poshtë Edi Rama!”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?