Incidenti me deputetin e PD, zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Po hetohet edhe veprimtaria e uniformave blu

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullaj thotë se gjatë protestës ndaj efektivëve të policisë janë përdorur bomba molotov, lëndë piroteknike dhe mjete të forta, duke shkaktuar plagosjen e 16 punonjësve të policisë.

Ai e cilësoi situatën si sulm të drejtpërdrejtë ndaj forcave të rendit, duke theksuar se mjetet janë hedhur mbi trupat e efektivëve. Po ashtu Mullaj bëri të ditur se për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për akte të organizuara, është ngritur një grup hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Rrethit Tiranë, i cili do të hetojë ngjarjet e ndodhura gjatë tubimit.

Sipas Policisë së Shtetit, aktet e dhunës kanë nisur pas përfundimit të fjalimeve në protestë. Mullaj tha se policia ka treguar vetëpërmbajtje, duke bërë thirrje për distancim nga dhuna, largimin e të miturve dhe personave të maskuar që, sipas tij, hodhën sende të forta dhe molotov.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mullaj komentoi edhe incidentin, ku deputeti i PD Bledion Nallbati u dhunua nga efektivë të policisë dhe përfundoi në spital. ”Në fazën e dytë të tubimit sulmi ndaj efektivëve të policisë ka qenë i egër. Në një moment sulmi është ndërprerë dhe ka nisur sërish. Sa i përket deputetit ka një grup hetimor, do hetohen edhe veprimet e policisë. Nuk më rezulton që të kenë shkuar te deputeti për ta goditur, gjithsesi grupi hetimor do e hetojë”,-tha në ”News 24”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?