Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë, Gjiknuri: Gati në 2016-ën

Ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka inspektuar sot në Lezhë punimet për linjën e rë të Inter-konjeksionit Shqipëri-Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, Gjiknuri tha se ky investim po bëhet realitet falë kësaj qeverie, ndërsa sipas tij kjo linjë rrit sigurinë për furnizimin me energji elektrike.

“Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë rrit sigurinë për furnizimin me energji elektrike. Dy vendet Shqipëria dhe Kosova do të kenë energji me rrjete të përbashkëta. Besojmë se deri në pranverën e vitit 2016, linja do të jetë funksionale”, u shpreh Ministri i Industrisë dhe Energjisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjiknuri tha gjithashtu se këto investimet bëhen për herë të parë në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?