Investimet, kryeministri Rama inspekton 7 kantierët e ndërtimit

Kryeministri Rama ka inspektuar 7 kantierët e hapur të ndërtimit në qarkun e Fierit që nga nisja e punimeve në akset kryesore, parkun qëndror, shkolla e deri në restaruimin e parkut arkeologjik të Apolonisë. Ndërhyrjet në fjalë sipas shefit të qeverisë bëhen për ti dhënë fund amortizimit e për ti shërbyer qytetarëve, fermerëve dhe turistëve.

Kryeministri ka inspektuar 7 investimet që po kryen nga qeveria dhe pushteti lokal në Fier.

Rruga “Dervish Hekali” dhe ndërhyrje të tjera infrastrukturore pranë këtij segmenti kanë një investim afro 144 milion lekë dhe do ti japin fund amortizimit.

Fieri do të ketë së shpejti Parkun Qëndror të tij, një mjedis modern polifunksional bashkë me rehabilitimin e rrugës “Xoxi Andoni” dhe hapësirave rreth saj.

Ky është një tjetër projekt i Rilindjes Urbane, investim me vlerë rreth 300 milion lekë.

Bulevardi “Ramiz Aranitasi” me gjatësi 700 metra është një nga arteriet kryesore të qytetit të Fierit që lidh sheshin “Fitorja” me sheshin “Pavarësia”.

Për këtë arsye kjo arterie e rëndësishme i është nënshtruar projektit rehabilitues që do ti shërbejë edhe bizneseve në këtë vend.

Tregu i ri i fruta-perimeve të qytetit të Fierit pritet të ketë 102 tezga për fermerët dhe zonat rreth tij, të cilët deri më parë kanë zaptuar trotuaret dhe hapësirat publike.

Kryeministri ka inspektuar edhe kanalet kulluese dhe vaditëse në këtë qark.

Parku arkeologjik i Apolonisë i nënshtrohet një restaurimi rrënjësor duke e bërë atë të denjë për vlerat historike që përfaqëson.

Kryeministri, Ministrja e Kulturës Kumbaro dhe kryetari i bashkisë Fier, inspektuan punimet të cilat janë drejt fundit dhe pritet të sjellin një rritje të numrit të vizitorëve këtë vit.

Fondi i vënë në dispozicion në këtë restaurim është 750 mije euro.

SHKARKO APP