Ish-kryetarja e komanduar e Tropojës merret e pandehur nga SPAK, ndërtoi urë për familjarët me fondet e bashkisë

Ish-kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Çështja hetimore në ngarkim të saj është hapur pas ndërtimit të një ure në fshatin Luzhë. Islamaj ka ndërtuar urë në këtë fshat me fondet e bashkisë për interesa personalë, konkretisht për familjarët e saj që banojnë në këtë fshat.

Ky tender i hapur nga Bashkia e Tropojë u fitua nga ndërtuesi Rrok Gega, i cili është gjithashtu nën hetim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyra Islamaj u komandua në krye të Bashkisë së Tropojës në shtator të vitit 2024 pas arrestimit të kryebashkiakut Rexhë Byberi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?