Ismail Kadare përjetësohet në bronz në vendin e tij më të dashur, në Tiranë
Ismail Kadare, gjeniu i letrave shqipe, tashmë ka një prani të përhershme në një nga vendet më të dashura për të në Tiranë.
Pikërisht aty ku ndalonte çdo ditë për kafenë e tij dhe ku takonte miq, lexues e admirues, është vendosur statuja që e përjetëson shkrimtarin.
Ideja lindi nga aktori Timo Flloko dhe u bë realitet falë mbështetjes së miqve të familjes Kadare. Skulptura, e derdhur në bronz, mban firmën e artistit Henri Nimami dhe sjell Kadarenë në përmasën njerëzore.
Kadare do të bënte sot 90 vjeç!

KOHA JONË SONDAZH

