Itali-Shqipëri, protokoll bashkëpunimi për dy vite

Me 11 dhjetor 2014,  Zevendes Kryeministri Niko Peleshi dhe Ambasadori italian Massimo Gaiani do te nenshkruajne ne Keshillin e Ministrave te Republikes se Shqiperise Protokollin e Ri Dypalesh te Bashkepunimit per Zhvillim 2014-2016.

Nenshkrimi i Protokollit te Ri eshte ne vazhdimesi si dhe kurorezon marreveshjen politike te firmosur me 25 korrik 2014 nga Ministrja e atehershme e Puneve te Jashtme italiane Federica Mogherini, sot Perfaqesuese e Larte e Bashkimit Evropian per Punet e Jashtme dhe Politikat e Sigurise, dhe Ministrit shqiptar te Puneve te Jashtme Ditmir Bushati.

Vizioni i perbashket i arsyes se projekteve te Kooperacionit italian ne Shqiperi, ne marreveshje dhe ne harmoni me Keshillin e Ministrave te Republikes se Shqiperise eshte ai i nje “zhvillimi te integruar, inteligjent, i qendrueshem, perfshires dhe i mire qeverisur si element qendror per te patur prosperitet dhe mireqenie ne nje Shqiperi evropiane”. Portofoli i ndihmave te programuara per tre-vjeçarin e ardhshem parashikohet te jete 81,7 milione Euro.

Protokolli i Ri 2014-2016 eshte vazhdimesi e mbeshtetetjes se konsoliduar te Italise ndaj zhvillimit ekonomiko-shoqeror te Shqiperise, mbeshtetje e cila qe prej viteve “90 eshte konkretizuar ne shume projekte qe u perkasin sektoreve te ndryshem me nje vlere te pergjithshme prej rreth 750 milione euro. Ne Protokollin e ri konfirmohen sektoret strategjike te projekteve te Protokollit te meparshem 2010-12, te riorganizuar dhe te perafruar me kuadrin e ri strategjik kombetar per zhvillim te Shqiperise, sipas kater shtyllave kryesore:

1.      Programe ne mbeshtetje te rritjes se qendrueshme, inteligjente dhe perfshirese me ane te projekteve qe stimulojne konkurrueshmerine dhe inovacionin ne makro sektoret e Zhvillimit Ekonomik dhe Bujqesise e Zhvillimit Rural.

2.      Projekte ne favor te zhvillimit shoqeror, te burimeve njerezore, te perfshirjes dhe te kohezionit territorial. Ketu parashikohet nje faze e dyte e Programit te Konvertimit te Borxhit, si dhe nje program specifik ne mbeshtetje te arsimit profesional.

3.      Projekte ne mbeshtetje te qeverisjes se mire, demokratizimit dhe shtetit te se drejtes, qe parashikojne nderhyrje per mbeshtetjen e reformes territoriale dhe administrative, ne zhvillim e siper, dhe te luftes kunder korrupsionit.

4.      Asistence Teknike ne forme grant-i, e cila do te perdoret per menaxhimin e gjithe Programit per Vendin sipas nje perqasjeje te bazuar mbi rezultatet.

Perveç ketyre, Protokolli i Ri 2014 – 2016 mban parasysh rendesine thelbesore per te krijuar projekte sinergjike dhe ne partenariat me OJF-te italiane, promovuese dhe mbeshtetese te proceseve te ownership-it demokratik ne nivel lokal, me qarqet dhe entet lokale italiane qe ofrojne nje mbeshtetje shume te rendesishme ndaj proceseve te decentralizimit, dhe ne pergjithesi me gjithe subjektet dhe punonjesit  e “Sistemit Itali”, te pranishem ne Shqiperi.

Nenshkrimi i protokolleve shumevjeçare te bashkepunimit ka garantuar nga njera ane perafrimin e mbeshtetjes italiane me perparesite dhe strategjite sektoriale te Qeverise shqiptare dhe nga ana tjeter, harmonizimin me projektet e donatoreve te tjere nderkombetare.

Burimet e reja se bashku me ato aktive te protokolleve te tjera e konfirmojne Italine nder donatoret kryesore ne Shqiperi, me nje portofol projektesh ne realizim e siper ose te programuara deri ne 2016 prej me se 350 milione Euro.

SHKARKO APP