Ja disa dhurata me çmim të arsyeshme për Krishtlindjen
Krishtlindjet dhe me pas Viti i Ri është ne prag dhe shume njerëz fillojnë te mendojnë për dhuratat që ju bëjnë dikush fëmijëve, dikush të dashurve, dikush miqve dhe të gjithë njerëzve tjerë të dashur. Me poshtë është një listë me sugjerime për ata qe janë te dashuruar me teknologjinë dhe internetin.
Sipas te dhënave te operatorëve ts kësaj fushe, produktet hi-tech këtë fund viti mendohet që të jenë diçka edhe me të lira në krahasim me vitin e kaluar. Me fjalë të tjera, për te pasionuarit pas këtyre prodhimeve, mendohet se është një moment i mire për tu orientuar edhe drejt tyre, kur është fjala për të bere dhurata, por edhe për të kënaqur veten.
Me rreth 20 euro, p.sh, mund të çosh në shtëpi një projektor për smartphone, ose një pale doreza te posaçme për të komanduar ekranin e tyre touch. Po me këtë shume mund te blini edhe një krah teleskopik te posaçëm për te realizuar selfie cilësore dhe panoramike. Gjithashtu, mund të blini edhe një karikues baterie te lëvizshme, shumë e përshtatshme për ata e lëvizin me shume gjate ditës.
Me rreth 30 deri në 60 euro mund të blini një penë me të cilën mund të shkruani përmbi ekranin e një tablet sikurse ajo te ishte një letër e zakonshme A4. Po kështu mund t’i lejoni vetes të blini një tastiere wireless për të pasionuarit e videolojrave apo një altoparlant gjithashtu për të dëgjuar muzike ndërkohë qe je në lëvizje, apo gjatë dushit, apo edhe ndërsa je në natyrë.
Nëse keni më shumë mundësi dhe mund të shpenzoni një buxhet qe shkon deri ne 100 euro, në këtë rast mund të kënaqni te apasionuarit pas fitness-it dhe aktivitetit fizik me një smartband, një byzylyk elektronik qe është në gjendje te monitoroje aktivitetin fizik, por me këtë shumë mund te kënaqen edhe të dashuruarit pas shpikjes se fundit, drone-ve jo profesionale.