Ja pse zgjidhen lidhëset e këpucëve?
Edhe pse ju i lidhni sa më fort që të mundeni lidhëset e këpucëve por thuajse menjëherë më pas ato zgjidhen. Për këtë një grup shkencëtarësh, mendojnë se e kanë gjetur se çfarë e shkakton një nga problemet jetësore me nyjet.
Sipas tyre forca me të cilën këmba godet tokën përcillet lart duke liruar nyjen, ndërsa një forcë e dytë, e shkaktuar nga veprimet lëkundëse të këmbës, shkarkohet në fund të lidhëseve, duke vepruar si një dorë e padukshme.
Duke përdorur një kamera me lëvizje të ngadalta dhe pas një serie eksperimentesh, inxhinierët mekanikë në Universitetin “Berkeley” të Kalifornisë, zbuluan se zgjidhja e nyjeve të lidhëseve të këpucëve ndodh për çështje sekondash dhe shkaktohet nga një kompleks forcash ndërvepruese.
Studimi nisi me një nga bashkautorët që po lidhte lidhëset e këpucëve për të bërë vrapin e mëngjesit, ndërsa një kolege filmonte atë që ndodhte më pas.
Ato zbuluan se kur vraponin, këmba godiste tokën 7 herë më fortë sesa forca e gravitetit. Duke reaguar ndaj kësaj force, nyja zgjatet dhe më pas lirohet. Ndërsa nyja zbutet, këmba që lëkundet ndikon edhe si forcë inerciale tek ajo, duke çuar në një zgjidhje të shpejtë.