Ja si ndikon dushi në mëngjes dhe në darkë

Gjithmonë kemi dilemë se kur është më mirë që të bëhet dush, gjithmonë duke menduar për benefitet që ajo jep. Në mëngjes apo në darkë, Universiteti i Harvard duket se më në fund zgjidh dilemën.

Dushi në mëngjes: Sipas Shelley Carson, pedagoge psikologjie në Harvard, duhet të laheni në mëngjes kur jeni të stresuar nga puna, ose kur jeni nën presion për të qenë kreativë.

Dushi në mbrëmje: Studimi sugjeron që dushi para gjumit mund të ndihmojë njerëzit të cilët vuajnë nga pagjumësia, pasi ul nivelin e kortisolit të lidhur me stresin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dushi mund të rregullojë temperaturën e trupit dhe një gjë e tillë bën që të na zë gjumi më shpejt. Ndërkohë dermatologët gjithashtu thonë se dushi në darkë ndihmon për të pasur një lëkurë më të pastër pasi papastërti dhe vaj nga ndotësit akumulohen gjatë ditës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshimi i rutinës tuaj të larjes mund të jetë një gjë e mirë pasi ndihmon për të fjetur më mirë. Gjithashtu mund të shijoni njëkohësisht përfitimet e dushit në mëngjes dhe atij në mbrëmje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?