Jam barbar…

Nga Arian Galdini/
Nuk kam qene aq qytetar i mire sa te dal ne cdo Proteste qe eshte bere per Parkun e Liqenit. Jo se nuk kam dashur, por jam baba e prioritet te kohes sime kam tim bir. Cdo ore a sekonde qe ia mar tim biri a familjes sime, e ndjej dhe e besoj se duhet ta bej po per ta e me ta si arsye. Keshtu e kuptoj une sherbesen publike. Dashuri per familjen dhe per vendin ku ti nderton familjen. Pra duke ia nisur nga me thjeshta, me bazikja. E dua familjen time, e ndaj edhe aktet e mia si qytetar nuk kam pse ti ngarkoj me patetizem, por i shoh e ushtroj lehtesisht si nje detyrim a sherbese qe ia paguaj bashkejeteses dhe vendit tim e te tim biri. Perndryshe, perse duhet ta ndertoj ketu familjen time? Perndryshe perse duhet ta rris ketu tim bir? Me kujtohet cme tha nje dite nje miku im i mencur: “Ky vend nuk behet sepse me shqiptaret nuk ben dot kontrate veprimi qytetar per ndryshim. Sepse shqiptaret jane te gjithe ma valixhe ne duar. Te gjithe duan ta braktisin kete vend. E njerezit qe duan te ikin, nuk kane se si te bejne kontrate e as levizje per ta ndryshuar e bere vendin e tyre.” Keto fjale me bucasin sa here ndaj kohen. Kaloj kohe me tim bir e familjen time, shkoj ne pune duke menduar per tim bir e familjen time, kerkoj e perpiqem me ndershmeri e mund per me te miren per tim bir e familjen time. Kesisoj, edhe kur shkoj ne Fakultet tek studentet e mij, mendoj per ta si per tim bir, e u jap me te miren time. Ngase punen me motivim tim bir, e kam pasion. Po njelloj edhe kur vendos te flas, shkruaj a veproj publikisht, e bej duke menduar per tim bir e familjen time. Dua nje vend me te mire per tim bir e familjen time. Nuk dua ti mesoj tim biri sesi paketohet valixhja per tia mbathur nga syte kembet prej ketij vendi. Nuk as ti mesoj sesi mbushet valixhja duke e plackitur kete vend. Dua ta mesoj me oret e dedikuara veprimit per familjen dhe per vendin. Dua qe im bir dhe familja ime te jene te sigurte, te paqte, te lumtur, te realizuar, krenare ne kete vendin tim, vendin tone. Ndaj edhe oret e mia aktive i ndaj ne ore drejtperdrejte te dedikuara ndaj familjes, si edhe ne ore terthorazi te investuara per familjen. Ky eshte vendi yne qe e duam kaq shume. Por qe na duhet te shtojme arsyet per ta dashur me shume. Pikerisht kur ne familjen dhe vendin tone i bejme si te njehsuara ne kuptueshmeri, vlere e dashuri, atehere edhe veprimin tone qytetar do ta bejme te pamedyshte. Nese e vendosim familjen tone perballe valixhes se ikjes apo perballe valixhes se plackitjes a lemoshes, ne nuk e shohim dot vendin tone si familje, e as familjen si vendin tone.
E urrej valixhen si ikje, plackitje apo lemoshe. E urrej me gjithe fuqine e mendjes dhe shpirtit tim. Prandaj zgjedh vendin tim. Zgjedh te rri ketu. Prandaj edhe ne oret e mia zgjedh te dal edhe te Protestoj. Protestoj sepse besoj se keshtu i sherbej vendit tim dhe shkelmoj valixhen. Po po, dua qe protesta ime te jete shkelm ndaj valixhes se ikjes, plackitjes a lemoshes. Protestoj per Parkun sepse betoni mbi Parkun e Liqenit me kujton pistat e ikjes, me kujton valixhen. Protestoj sepse Kullat qe ngrihen, pemet qe priten, pushtetaret qe hakerrehen, policet e shtetit qe sillen si polici private e cifligareve, te gjitha me kujtojne ikjen, me kujtojne valixhen. Protestoj sepse edhe kur Kryetari i Bashkise a Pushtetari cifligar me thote se kujdeset per tim bir,  ngase do qe ti bej nje Kend Lojerash aty tek Parku i Liqenit, mua me lendon sepse ai kend me kujton perkohesine. Une qe e dua tim bir me shume se mund ta doje Kryetari Bashkise sime, mendoj e besoj se natyra eshte kaq ne harmoni me imagjinaten dhe gjithekohesine saqe im bir nuk do te shihte kurre as ne makthet e tij me te keqija nje valixhe. Vec ky Kryetar Bashkie del e thote se betoni eshte themel qendrueshmerie.  E me kujton ate cka ndodh parreshtur e cdo dite ne kete vend. Ne bejme shtepi me gure e beton dhe i leme si varre per ti vizituar here pas here, pasi te kemi ikur larg nga ky vend. Kryetari i Bashkise ka nje vizion modern qe nuk e tejkalon dot as ate Kamzaliun apo Bathorasin qe ka ikur ne emigracion dhe me leket e fituara andej ka bere nje shtepi te madhe kendej. Ama jeten e ben andej. Kryetari i Bashkise ben thote se Kendin e Lojerave e ben per femijet, ne nje kohe kur pemet e prera, dhuna e ushtruar, arroganca e deshmuar, fyerjet e leshuara, te gjitha te cojne drejt valixhes. Kryetari i Bashkise ben te fortin per te bere Kendin e Femijeve. Madje vishet edhe si Supermeni qe tu thote se eshte heroi i tyre. Dhe kur prinderit i thone Supermenit se nuk e duan Kendin tek Parku, ky ua rreh femijeve, prinderit. E prinderit shkojne ne shtepi e bejne gati valixhet. Sepse e kuptojne se nje qytet, nje vend qe drejtohet nga Supermene qe duan te behen heronj femijesh duke u rrahur prinderit, duhet braktisur. Ndaj une do dal perseri ne Proteste per Parkun. Sepse dua te thyej valixhen. Dua te thyej valixhen qe Kryetari i Bashkise te me quaje barbar. Po une jam barbar dhe valixhen do ta thyej.

SHKARKO APP