Jorida Tabaku kundërshton projektligjin për SHISH: Kompetenca më të gjëra pa kontroll dhe balancë
Qeveria ka propozuar ndryshime ligjore që zgjerojnë kompetencat e Shërbimit Informativ Shtetëror, duke i ngarkuar këtij institucioni edhe monitorimin e kërcënimeve ndaj sigurisë ekonomike, kibernetike, hibride, si dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të Republikës së Shqipërisë. Sipas relacionit të projektligjit, këto ndryshime konsiderohen të nevojshme për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë globale, duke synuar eliminimin e boshllëqeve ligjore dhe rritjen e efikasitetit të mekanizmave ekzistues të sigurisë.
Një nga pikat që ka nxitur debat lidhet me mënyrën e mbledhjes së informacionit. Kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, deputetja e PD-së Jorida Tabaku, është shprehur se zgjerimi i aksesit të SHISH-it në databazat shtetërore kërkon një debat të kujdesshëm për të garantuar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.
”Po ja zgjeroni kompetencat por duke mos ruajtur kontrollin dhe balancën. Aksesi në databez e të dhënave shtetërore, aksesi në informacion dhe fakti që ju keni ndryshuar nenin përkatës sa i përket, i keni përjashtuar të drejtën e informimit, sa i përket punës se këtij komisioni është një hap pas për transparencën, humbet aksesi i pjesshëm”,-tha Tabaku.
Vetë institucioni tha se SHISH nuk do të ketë akses të plotë dhe të palimituar, por vetëm në funksion të veprimtarisë së tij. “Aksesi në databazë, nuk rrit kompetencat e SHISH, por është një mjet pune për të kryer punën më mirë. E kanë shume institucione”,-tha Amarda Dhima, drejtoreshë Juridike SHISH. Në fakt ndryshimi i propozuar parashikon që qasja në të dhëna bëhet me marrëveshje mes institucioneve.
KOHA JONË SONDAZH

