FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jorida Tabaku: Qeveria pranon dështimin e inceneratorëve, por vazhdon të paguajë kontratat me taksat e qytetarëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas konferencës së qeverisë për menaxhimin e mbetjeve, ku kryeministri Rama dhe ministrja e Turizmit prezantuan si zgjidhje ndërtimin e landfill-eve.

Tabaku e cilësoi këtë një pranim të hapur të dështimit të modelit të inceneratorëve, për të cilët janë paguar rreth 430 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk funksionon.

Sipas saj, landfilli ishte propozimi që Partia Demokratike kishte dhënë që para 12 vitesh, me studime dhe fonde të parashikuara në buxhet, dhe që është përsëritur vazhdimisht edhe në opozitë. “Edhe Bashkimi Europian në progres-raport, edhe KLSH në audit, edhe Komisioni Hetimor i inceneratorëve e kanë konsideruar këtë alternativë si më të drejtën,” theksoi Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja akuzoi qeverinë se ndërsa sot pranon se duhet rikthyer tek landfilli, vazhdon të paguajë kontratat e inceneratorëve nga taksat e qytetarëve dhe e ka shndërruar çështjen e mbetjeve në një nga aferat më të mëdha financiare të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?