Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Jurgen Uldedaj: “Jam krenar që përfaqësoj shpirtin luftarak të Skënderbeut, shqiptarët, këtë flamur, si kampion bote”

Lajme
E diel, 26 Tetor 2025 11:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Fitorja e Jurgen Uldedajt është më shumë se një ngjarje sportive. Është një kapitull i ri i krenarisë kombëtare, një dëshmi e forcës, qëndrueshmërisë dhe karakterit të një populli që, pavarësisht përmasave të vogla në hartë, ka shpirtin e një kombi të madh.

Në radhët e atyre që e kanë përjetuar me emocione këtë ngjitje në majën e botës është edhe Gjergj Luca, një figurë që shquhet jo vetëm si sipërmarrës vizionar, por si një shqiptar që e ndjen në çdo frymëmarrje dashurinë për vendin e vet. Për Lucën, çdo arritje e një shqiptari është një festë e përbashkët, një triumf që shkon përtej individit dhe bëhet pronë e kombit. Ai e ka thënë qartë:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ka arsye të forta të mburret Shqipëria me bijtë e saj. Jurgen Uldedaj, i pari boksier profesionist që shpallet kampion bote për peshat e rënda. Dua Lipa, Mira Murati, Jurgen Uldedaj, Shqiptaria…”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë rend të shenjtë emrash që ndriçojnë horizontin e kombit, Gjergj Luca përfshin artistët, shkencëtarët dhe sportistët shqiptarë që po lartësojnë imazhin e Shqipërisë në botë. Ai e sheh këtë fitore si një ngjitje në Olimp, një ngjitje që ndodh kur përpjekja individuale bashkohet me besimin kolektiv, me ndjenjën e përkatësisë dhe me flakën e identitetit kombëtar.

Mund t'ju interesojë

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet...

Para 3 orësh
Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Para 3 orësh
Detaje nga Asambleja e PS-së të shtunën, dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?

Detaje nga Asambleja e PS-së të shtunën, dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?

Para 4 orësh

Fitorja e një kombi në grushtin e një njeriu
Jurgen Uldedaj, kampioni i botës në peshat e rënda, është tashmë emri që do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e sportit shqiptar. Ai nuk është thjesht një boksier që ka ngritur trofeun më të lartë, por një përfaqësues i shpirtit shqiptar, i asaj force të brendshme që buron nga thellësitë e një populli që ka mësuar të mos dorëzohet kurrë.

Në një komunikim të ngrohtë me gazetarin Ilir Demaliaj, kampioni ndau emocionet e kësaj fitoreje që tejkalon kufijtë e ringut. Kur u pyet: “Keni bërë një rrugë të gjatë, si ndiheni sot?”, Uldedaj u përgjigj me thjeshtësi, por me një madhështi që vetëm zemra e një njeriu të përulur mund ta mbajë:

“Në radhë të parë falënderoj nga zemra familjen time, Zotin lart në qiell, skuadrën time të mrekullueshme dhe, së fundi, por jo më pak me rëndësi, ia kushtoj këtë titull madhështor shqiptarëve që më kanë përcjellë që nga fillimi i karrierës sime deri më sot.”

Këto fjalë, më shumë se një deklaratë, janë një manifest mirënjohjeje dhe përkushtimi. Jurgeni nuk e sheh veten si një hero të vetëm, por si një zë të një populli të tërë, si një djalë që mban mbi supe jo vetëm një flamur, por edhe ëndrrat e miliona shqiptarëve në çdo cep të botës.

“Jam i pari shqiptar që përfaqëson këto ngjyra kaq të bukura”
Në ndarjen e emocioneve të fitores, Uldedaj shprehu ndjenjën e thellë që e lidh me origjinën dhe identitetin e tij:
“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme që jam i pari shqiptar që përfaqësoj këto ngjyra kaq të bukura, këtë flamur.”

Në ato momente, çdo grusht i tij, çdo pikë djersë, çdo frymë e lodhjes që e çoi deri aty, ishte e ngarkuar me kuptimin e thellë të përfaqësimit. Ai nuk ishte më vetëm një sportist në ring; ishte një simbol i Shqipërisë që lufton, që ngrihet dhe që fiton.

Kur Demaliaj e pyeti: “Shqiptarët luftojnë, luftojnë, luftojnë – çfarë do të thotë kjo për ju?”, përgjigjja e Uldedajt ishte si një homazh ndaj historisë dhe trashëgimisë sonë:

“Shqiptarët e kanë në ADN-në e tyre luftën, që nga inspiruesi i të gjithë shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili i bëri ballë ushtrisë osmane.”

Për Jurgenin, ky referim nuk është thjesht një simbolikë historike; është forca gjenetike e një kombi që nuk dorëzohet, një frymë që ai e ka ndjerë në çdo stërvitje, në çdo pengesë, në çdo sfidë që e ka çuar drejt titullit botëror.

Një rrugëtim që s’ishte i lehtë, por i drejtë
“Kur arrin në këto nivele, asgjë nuk është e lehtë,” thotë ai me sinqeritet. “Gjithçka është arritur falë punës së madhe dhe përkushtimit me skuadrën time të mrekullueshme.”

Kjo është rruga e kampionëve të vërtetë — rruga e atyre që nuk kërkojnë shkurtore, por zgjedhin punën, durimin dhe përkushtimin si armët e tyre të vetme.

Në figurën e Jurgen Uldedajt bashkohen forca dhe mirësia, vendosmëria dhe përulësia, dy cilësi që e bëjnë atë jo vetëm një kampion të sportit, por edhe një kampion të shpirtit shqiptar.

Fitorja e tij është një përkujtesë e fuqishme se Shqipëria e vogël në numra është e madhe në shpirt; se kjo tokë ka ende bij që dinë të ngjiten në majat e botës, duke mbajtur në zemër flamurin kuqezi dhe historinë e përgjakur, por të lavdishme, të Skënderbeut.

Jurgen Uldedaj është më shumë se një kampion bote – ai është një pasardhës i denjë i atij shpirti luftarak që ka bërë kombin shqiptar të mbijetojë, të ngrihet dhe të ndriçojë në çdo epokë.

Dhe ndërsa ai ngre trofeun e artë, në sytë e tij pasqyrohet e gjithë krenaria e një kombi që beson, që lufton dhe që fiton.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 3 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 3 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 3 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 11 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 3 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.