Ka zgjidhje për krizën? Mentor Kikia: Parlamenti është delegjitimuar, nuk ka kush ta udhëheqë dialogun

Në një kohë që protesta studentore është në trazira të forta, analisti Mentor Kikia thotë se momenti është i vështirë për dialog. Për të Parlamenti është delegjitimuar, pasi deputetët janë kthyer vetëm në ngritës kartonësh. ”Gjetja e zgjidhjes në këto kushte është e vështirë, sepse nuk ka kush ta udhëheqë përpjekjen për dialog. Jemi përballë një muri, këtu nuk ka fitues, deri tani ka vetëm të humbur”,-tha në ”Vizion Plus”.

Gjatë tre dekadave kemi parë momente krizash, por dialogu na ka dhënë gjithmonë zgjidhje. Kush duhet të jetë promotori në këto momente?

Kikia: Ajo që po ndodh nuk ra nga qielli. Unë mendoj se është pasojë. Edhe pse të rinjtë që kryesojnë atë përballje agresive nuk janë të përgjegjshëm për situatën demokratike, përgjithësisht ata janë produkt i një shoqërie të mbrapsur me kënaqësi, me histori aferash korruptive, familje që në darkë bëjnë llogaritë e muajit e në telefonat e tyre dëgjojnë për histori skandalesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

E gjitha kjo është pasojë e një keqqeverisjeje të vazhdueshme, është pasojë e shkatërrimit të institucioneve të drejtësisë së mohuar, degradimit të parlamentit, ku vetëm votojnë pa ditur çfarë votojnë, dhe punë kanë vetëm shpërndarjen e statuseve të kryeministrit. Qytetarët, duke parë deputetët pa formim akademik, këto krijojnë një situatë nervozizmi që krijon një tenxhere me tension.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju referuat presidentit, por me gjithë respektin, zoti Begaj nuk është president, është një nëpunës i emëruar. Nën presidencën e tij, Presidenca ka përfunduar në OJQ. Nëse do të kishte funksionuar, do të kishte reaguar njëherë.

Do të duhej të fliste parlamenti, por parlamenti është delegjitimuar. Parlamenti nuk ka detyrë vetëm të ngrejë kartonat, por është institucioni monitorues i qeverisë. Gradualisht u zhbënë institucionet, u mblodh kaq shumë pushtet në duart e një njeriu, prandaj kërkohet dorëheqja e kryeministrit. Gjetja e zgjidhjes në këto kushte është e vështirë, sepse nuk ka kush ta udhëheqë përpjekjen për dialog. Jemi përballë një muri, këtu nuk ka fitues, deri tani ka vetëm të humbur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?