Kafe mes ish-presidentëve dhe prefektit të Tiranës Shkëlqim Hajdari, bisedë mes miqsh
Ditët e pushimeve kanë sjellë një takim joformal mes disa prej figurave të njohura të politikës shqiptare, duke bashkuar në një tavolinë përfaqësues të politikës aktuale dhe asaj të viteve të shkuara.
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shfaqet së bashku me dy ish-presidentët e Republikës, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi. “Takim, kafe e bisedë me dy miq, ish Presidentët Moisiu e Topi”, shkruan Hajdari në përshkrimin e fotos.
Takimi vjen në një kontekst jozyrtar, larg angazhimeve institucionale, ndërsa Moisiu dhe Topi janë ndër figurat e njohura të jetës politike shqiptare dhe kanë mbajtur në vite qëndrime të ndryshme mbi zhvillimet politike dhe demokratike në vend
KOHA JONË SONDAZH

