Kampioni i ringut tani “mbret” i falimentimit, Tayson: Si i shpenzova 500 milionë $

 

Mike Tyson konsiderohet ende një mbret në boks, duke qenë sportisti më i ri i ringut, që shpallet kampion i peshave të rënda, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë me paratë e fituara prej tij në karrierë. Në këtë rast ai quhet ndryshe, “mbret” e parave të humbura.

Ai tha se ka shpenzuar 500 mln dollarë, që fitoi gjatë karrierës, duke bërë kryesisht gjëra pa vlerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë për CNBC, ish-boksieri amerikan ka pranuar se nuk ka ditur asnjëherë të mënaxhojë të ardhurat e tij. “Paratë? Për mua ato kanë qenë një problem, pasi ishte një “kampionat” i vështirë, të cilin nuk arrita të fitoja asnjëherë. Nuk dija t’i menaxhoja paratë e fituara, por dhe njerëzit që rrinin afër meje vetëm prej parave që kisha”, deklaroi Mike Tyson.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani ai  thotë se dëshiron të jetojë në paqe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?