Kapri: Kur do zhbllokohen fondet e IPARD? Sipropali: SPAK dhe BE po heton. Greqia jo pengesë për në BE
Në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, deputeti i Partisë Mundësia”, Erald Kapri pyeti ministren e Europës dhe të Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, nëse Shqipëria po punon për rifitimin e fondeve IPARD3 nga Bashkimi Europian, pasi u ndërprenë në kuadër të hetimeve për abuzim nga autoritetet shqiptare. Nga ana tjetër ministrja Spiropali theksoi se Greqia nuk do të jetë pengesë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Kapri: IPARD3,112 mln euro, është bllokuar nga be me kushtin që pa dhënë garanci për fondet e ipard2, konkretisht shefi i OLAF ka folur për 33 mln euro abuzime, nuk do të disbursohen 112 mln euro. .Ju si ministre përgjegjëse, sa jeni marrë me këtë cështje dhe cfarë garancish kemi që në 2026 ta kemi ipard3 sepse nuk e kemi në projekt-buxhet?
Spiropali: Ajo që dihet me sihur iështë se me shumë gjasë më 17 nëntor, Shqipëria do të celë grupkapitullin e fundit, atë të burimeve bujqësisë dhe kohezoniit. Nga komisioni Evroopian gjykohet se në këtë fushë Shqipëria është gati. Shqetësimi është adresuar edhe me auditim të brendshëm dhe nga BE, nnga strukturat ligjzbatuese të tyre. Presim prej tyre përgjigjet për këtë cështje. Pra auditim nga BE dhe strukturat e tjera, të ministrisë, të BE, të SPAK-ut, dhe të audituesëve europianë. Do kemi një raport përfundimtar.
Kapri: Keni vendosur një objektiv, 2029 për anëtarësim në BE. Ç’ka do të thotë se Shqipëria duhet të ketë zero probleme me vendet e BE, por ne e dimë që me Greqinë kemi probleme historike të pazgjidhura. Çështja e detit që është e stopuar, por edhe çështja çame dhe ligji i luftës që nuk është anuluar ende. Cila është zgjidhja juaj për këtë cështje? Për çështjen çame, pasi BE mund të na vendosi veto?
Sipropali: Sot kemi mbështetjen e të gjitha vendeve të BE-së. Me fqinjin tonë jugor kemi takime dypalëshe, së shpejti do të kemi takim në dhjetor ku do të diskutohen disa çështje: Delimitimi i hapësirës detare, ligji i luftës, adresimi i çështjeve për të drejtat e njëriut dhe të pronës, minioriteti grek në shqipëri etj. Këto çështje nuk prekin marrëdhënien tonë.
KOHA JONË SONDAZH

